>
LETERSISHQIP

Per: Mirush Kabashi

ZËRI I ARTIT

Zëri i juaj shpartallon mbretërinë e padrejtësisë
hedh shigjetë mbi pasurinë e fituar pa djersë
helmos vetëdijen e maskarait
zëri që nuk ka të ndalur, zëri që ngrit vetëdijen e kombit.
*
Agjitacionit vërsulet, kokë boshëve urdhëron
në shpirtin tëndë shpata e Demokleut frymon
shqetësim i përhershëm për zhvatësit e shtetit
jeni, zëri i popullit që buron nga gjiri i artistit.
*
Dhuntia ju është dhënë, zëri që qiejtë flakëron
ndalu, ndalu or ti fton ndërgjegjen
zmbrapsu nga djajtë, kthe shpinë luciferit
largohu nga vallja e armikut të njerëzimit.
*
Zëri që jehon tej bjeshkëve të mirësisë
stuhisë i bën ballë, qorton endacakët e qeverisë
zgjon drithërimat, zgjon shpresën e punëtorit
shtron sofrën e begatisë, mbarësisë i hap dyert.
*
Njerëzimi një ditë dë thotë dëgjoni burrin e dheut
dëgjoni udhërrëfyesin, dëgjoni zërin e artit
është për të mirën e njerëzimit, këtë mësim duhet mësuar
zgjohuni, dëgjoni ikonën e artit, dëgjoni zërin e mençur.