>
LETERSISHQIP

Ujë Burimi

Hirësia e saj poezia e magjisë,
me dashuri të rrallë hap portën penës,
përkulet shkronjave të ekstazisë
zemrën butësisht dorëzon dashurisë.
*
Tingujt e vargjeve teksa dëgjohen,
natyra e gjelbëruar sërish gufon.
rrjedhin metaforat e mrekullisë,
ndjesia mëton parajsën e gjithësisë.
*
Kërkova e gjurmova rreth e rrotull qytetit,
deshira e zjarrtë të takohem me poetët,
të kuptoj bujarinë e tyre të trashëguar,
ja tek janë, pranë burimit të ujit janë mbledhur.
*
Tentoj të bëhem i pjesë e kësaj bote,
zë ulët, butësisht përshendeta shkronjëtarët,
kuptova see as nuk vërejnë praninë time,
shikjoj e pyetem në cilën kohë jetojnë!!!
*
Buzëqesha natyrës përrallore bohemiane,
edhe më qetë u ngrita të largohem,
këtë pasuri shpirtërore unë nuk mund të ndjej,
marrëzisht parapëlqej botën mistere të poetit të mos trazoj...