>
BIOSHQIP

Çun Lajçi, Orfeu I Skenes

30-05-2012
Me 43 vite karriere mbi supe, Cun Lajqi, vazhdon ta kete pjese te jetes aktrimin. Se bashku me te tjeret, ai i perket brezit qe shenuan teatrin duke e bere nje art fisnik dhe me nje mision te madh. Ai, gjithsesi, mbetet njeri nga aktoret me te gjithanshem dhe me te adhuruar nga dashmairet e ketij arti suprem. Cuni i skenes dikur, tashme eshte bere nje Orfe i kesaj skene.

Aktori i njohur i skenes dhe ekranit, ne kete interviste rrefen peripecite, pasionet kembenguljen ne rrugen e mundimshme te aktorit. Ai sjell detaje dhe perjetime mjaft interesante, si e filloi kete rruge ne teater dhe ne film duke luajtur perkrah aktoreve te medhenj. Gjithashtu Cuni flet edhe per emocionet qe ndjen para spektatoreve kur interpreton role te ndryshme.

Jeni nje aktor i njohur tashme dhe personalitet i skenes dhe i ekranit ne pergjithesi. C'ure keni kaluar, c'karriere keni pasur dhe c'ngjarje kane kaluar ne jeten tuaj gjate kesaj kohe?
Eshte e veshtire te zbresesh nga bjeshka, te lesh pas tufen e bagetise dhe te fillosh nje jete te re ne nje mjedis te ri dhe ne nje profesion per te cilin shume pak ke degjuar, ose fare pak. E, une u ballafaqova me dy fusha krejt tabu per mua.Une, pervec dashurise dhe pasionit qe kisha per artin teatral, nuk kisha fare, ama fare, njohuri dhe parapergaditje per rrugen qe po merrja, sepse isha thjesht nje katundar baritor i bjeshkeve te Rugoves, i cili rastesisht zbriti ne Prizeren tek vellai polic, per te bere shkollimin e mesem dhe, rastesisht, shikoi nje shfaqje amatore, pastaj luajti ne nje shfaqje amatore per te vendosur per fatin e se ardhmes- pa ia ditur veshtiresite dhe te pakendshmet e artit qe buron ne ato derrasa.Gjithcka lashe, gjithcka humba per te fituar pak titull, pak emer, pak jehone, pak titull dhe punova aq shume sa edhe tani cuditem kur i kujtoj gjithe ato prova, gjithe ato net te kaluara ne skenen e teatrit ku atehere kishte kolos te skenes, qe sa here qe i kujtoj me dridhet trupi dhe them: a eshte e mundur qe une Bariu i Drelajve te kem luajtur me Istrefin, Melihaten, Abdurrahmanin, Farukun me....o Zot, po kjo eshte nje jete e tere, nje karriere e fituar me shume pune e mund.

Ajo rini e mbetur atje, tashme me nje rini tjeter, ne nje kohe tjeter. C'pengje keni prej asaj rinie?
Sa here me kujtohet shkeputja ime nga Bregu i Hutes, nuk mundem per pa e kujtuar nenen Sheqere dhe baben Ali, te cilet vdiqen dhe kurre nuk e ditee se c'shkolle po bente Cuni i tyre dhe, atehere shkrehem ne vaje, sepse isha femija i vetem qe po merrja pakez mesim nder shkollat e qyteti. Une nuk kisha shpjegim per profesionin qe po ushtroja dhe qe te jem sadopak bindes (per prinderit), fillova te kendoja me lahute dhe te regjistroja kenge ne Radio Prishtinen e atehershme qe te pakten te ma degjonin zerin dhe te binden se biri i tyre pe behej dikushi. Une po ikja nga Cuni qe ruante lopet, qe shoqeri kishte vetem me kafshe dhe lisa, qe bota e tij shtrihej qe nga Drelajt e deri te Guri i kuq dhe kenaqesia me e madhja ishte kur baba na sillte samuna te nxehte nga Peja, qe dritat elektrike i shikoja nga Hajla kur nata binte mbi Rozhaje. Thjeshte, po ikja nga Cuni qe shoqerohej me qen, me kale e gomar dhe po e mesyeja qytetin per t'u fisnikeruar, per te bere shkolle arti, per te arritur te me njohin dhe per te bere emer. E veshtire, vertete, buke shume e hidhur!

Ne rrugen qe ju keni bere drejt skenes dhe kinematografise, a ju kujtohet shfaqja e pare dhe si e keni perjetuar ate cast?
Isha nxenes i shkolles normale ne Prizeren kur trupa e teatrit Krahinor kishte ardhur per te shfaqur "Kryet e hudree" te Kriste Berishes. Une e shihja qytetin e pare pas Peje, por shfaqje teatrale kurre, andaj me dukej bote magjike ajo skene, ata aktore me dukeshin jashtetokesor, gjithcka e magjishme per mua. Isha nxenes i tetevjecares ne Drelaj, kur nje kinema shetitese doli dhe e shfaqi nje film - u projektua ne murin e shkolles. Asgje nuk me kujtohet pos nje kali qe vraponte dhe qe u ndal para nje shpelle, kaloresi zbriti, u fut brenda dhe nje marimange e thuri rrjetin e vet ne gryken e shpelles dhe e mbylli saora./Hajdutet qe po e ndiqnin kaloresin, u ndalen ne deren e shpelles - sepse e pane rrjeten e marimanges te pa prishur. Oh, se cfare magjije ishte kjo per mua. Me thene: Ky eshte film!

Si ndiheni sot, keni nostalgji per kohet qe keni lene pas?
Ndjehem krenar qe pas lashe bjeshken, fyellin e bariut, qifteline, lahuten dhe shume kenge te kenduara atyre pllajave e rudinave dhe qe lashe gjurmet e mia te VOCKLA ne shume shfaqje ne Teatrin Krahinor Popullor te Prishtines. Me djeg nostalgjia sa here i kujtoj netee ne koniqet e Pasmajes, aty te krojet e Gurit te Kuq, me barinjte , Rabe Rrustemen, Azem Fetahun, Rame Aline, Arrnaut Osmanin, Din Aline dhe Gani Osmanin, me te cilin cdo mengjes kemi bartur qumeshtin mbi kurrizat tone te njome qe nga Rudina e Pasmajes deri ne t'banet e Bregut te Hutes. Sa here me kujtohet Shpella e Akullit, akull me behet trupi nga nostalgjia!

Si ndjeheni perpara "sikurit" te teatrit dhe "te vertetes" se filmit?
Filmi eshte loje dhe perralle e bukur qe po arrite ta filmosh bukur, mund te jete shume bindes, por teatri kerkon koncentrim, ndjenje, emocion, bote te brendshme qe duhet te jete ne kontinuitet per 2-3 ore, aq sa zgjate magjia e nje performance. Filmi mund te xhirohet edhe me vite, me shume perpjekje kerkohet dhe gjendet emocioni, krijohen rrethanat qe te jene bindese dhe krijohet perralla qe quhet Film. Teatri kerkon gjithcka ne cast, nuk kthehet koha, as skena. Nese sonte nuk ishe bindes, kerko te jesh nje here tjeter. Filmi eshte tjeter, ben dubla e dubla, deri sa te nxjerresh te mundshmen e mire.

Kush ju ka dhene me shume emocione, skena apo ekrani?
Skena me ka emocionuar, skena me ka dhene jete, skena me ka bere njeri punetor, te zellshem dhe krenar per rolet e skalitura mire prane koloseve te medhenj te skenes kosovare me te cilet krenoheshim si shqiptar. Sa here qe defiloja, me kujtohej mjeshtri i madh Bekim Fehmiu i cili kishte marre krihe nga ajo skene per te fluturuar si feniks drejt Evropes. Dhe, emocionet jane te pashtershme kur ti perpiqesh te ecesh gjurmeve ee Bekimit, Katit dhe Abdurrahmanit. Ekrani te popullarizon me shume, sepse shikohet me shume, por skena mbetet gjithmone magji per artistin e ri.

Vazhdimisht thuhet se teatri po i humbe shikuesit. E ndani ju kete mendim?
Jo, teatri po i humb vlerat teatrale, sepse per vepra te mira ka gjithmone shikues. Teatri fatkeqesisht nuk po din me e orientuar politiken e repertoarit, prandaj edhe ka hasur ne nje qorrsokak.Eshte madheshti e madhe me ditur cka me i ofru shikuesit, nuk behet repertoari me perkthime filmash dhe me kerkime kote ne emer te njefare "eksperimenti" apo "kerkimi" modern. Arti eshte konkret!

A ka hapesire krijuese tek ne?
Ka, por ne si shoqeri, nuk jemi te prirur qe ta ndihmojme dhe ta mbeshtesim financiarisht artin, qofte si sektor privat, qofte shteteror. Kane frike se artistet "pasurohen", prandaj pasuria ka kaluar ne xhepat e pushtetareve dhe ata e kane marre primatin e VIPAVE. E dihet ne nje shoqeri se, kush eshte VIP!

Si duhet te jete nje aktor komplet?
I lexueshem, muzikal, sportiv dhe me nje kondicion fizik te mjaftueshem.

Jeni i guximshem ne skene?
Jam dhe kam qene, nuk kam qene aktor te cilin e ka ngulfate trema (emocioni), e kam kontrolluar mire veten, e kam dite mire se cka po dua. Kam pasur dhe kam shume besim ne veten time, por me besoni, gjithmone rolit iu kam qas nga e para, gjithmone per mua ka qene fillim dhe kurre nuk jam kenaq me punen time… gjithmone kam qene dhe jam ne kerkim te perfeksionit dhe akoma nuk a kam mberri!

Ju ka frymezuar ndonje aktor?
Po, jam frymezuar shume nga Bekim Fehmiu, ai ishte dhe mbetet idoli im. Gjithe jeten e kam percjell dhe jam munduar qe edhe ne dukje te jem si ai. Ai ka ndikuar ne mua qe une te jem, Ky qe jam. I pergjerohem sa here e kujtoj!

Pervec aktrimit ju dini te recitoni dhe kendoni bukur. Cfare shihni te perbashket ne keto aktivitete qe i ben njekohesisht?
Poezia dhe muzika jane si mishi e thoji. Kam filluar te kendoj si bari delesh dhe e kam vazhduar deri ne ditet e sotme, por poezia eshte mbreteresha e letersise e cila nuk le artist te mireefillt qe nuk e mberthen ne kthetrat e veta. Mos harroni se une jam daja i poetit me te madh lirik shqiptar, Azem Shkrelit, prandaj s'eshte e cuditshme se recitoj bukur, sepse kisha nga kush te degjoj dhe te mesoj. Gjithmone Azemi me thoshte: daje, poezise i lexohet kuptimi, nuk deklamohet!

Po kenga eshte dicka e lindur apo e fituar te ti?
Kengen e kam fituar nga Shaban Groshi i Grosho Ibres, nje lahutar qe nuk lind me ne trojet shqiptare. Ai ka kenduar aq bukur ne lahute sa ka qene e pamundur te mos provosh ta kopjosh dhe, me vjen mire qe provova, sepse nepermes tij arrita ta ruaj edhe lahuten e babes -Ali Rexhes, rojes se fundit te Bajram Currit ne Shpellen e Dragobise.

Cfare ben kur je nervoz?
Kur jam nervoz, e marr Ninon, qenushin e Bubulines, vajzes sime, aktore e ardhshme, i bie rreth e cark qytetit dhe nuk me behet vone se si me shikojne njerezit kur me shohin duke vrapuar me qenushin e zi.

A je inatci? Kujt ia ke nxjerre me shume inatin?
Jo, nuk jam, jam ambicioz i shendoshe dhe u gezohem sukseseve te kolegeve te mi, sepse vetem atehere kam me ke te dale ne skene. Mjeshtri e kerkon mjeshetrine!Inati nganjehere te ben rebel pozitiv, te shtyn te krijosh edhe kur se ke mendjen per krijimtari.

Cfare zakonesh te mira ke?
Kendoj qe mos ta dine te tjeret se vuaj. Frekuentoj restorantet qe te tjeret mos ta dine se jam i varfer!

Keni nje trup te sportistit?
Bej ushtrime qysh nga vegjelia (cdo mengjes i bej pompat) dhe bej nje vrapim rreth e qark Dardanise (si Marathonomaku). Vertet eci shume dhe kjo me ka ndihmuar qe te jem ne forme te mire trupore. I kushtoj shume kujdes dukjes, sepse tek e fundit, skena kerkon edhe pamjen bukur fizike: jemi te artit, shesim art, prandaj duhet ta mbajme veten akoma me bukur.

A do te doje te kishe nje emer tjeter?
Jo, jam shume krenar me emrin, sepse nena ime e trashegoi Cun Mulen, Bajraktarin e Hotit ne mua. Nena ime ishte bije e Balidemajve te Matinajve, me te cilet jam krenuar gjithmone.

Si eshte Cuni ne jeten e perditshme?
I qete, babaxhan, i hareshem, sportiv deri ne piken e fundit, shume popullor, i shoqerueshem me njerez dhe me kafshe!
(gazmend kajtazi/telegrafi)

Çun Lajçi, Orfeu I Skenes