>
BIOSHQIP

Unikkatil Paralajmëron Film Horror

16-06-2013
Reperi shqiptar, Unikkatili, mbrëmë ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “U çova prej vorri”. Burimet tona bëjn të ditur se kënga e publikuar mbrëmë është kolona zanore për filmin më të ri të zhanrit “horror” që po përgatitet nga Viktori (Unikkatil) dhe grupi i tij “The Bloody Alboz”.
“U çova prej vorri” është filmi i parë i Viktorit, ku Viktori do të ketë edhe rolin kryesorë, përveç realizimit të kolonës zanore që është bërë nga ai.
Burimet shtojnë se xhirimet e filmit veç kanë filluar në korrik të vitit të kaluar dhe se filmi parashikohet të shfaqet në kinema në dhjetorë të këtij viti.
Skenat e para të filmit janë realizuar në njërin kufi të Shqipërisë, rrugët e të cilit ishin të mbyllura. Skena nisë me kërkimin e “ryshfetit” nga një policë shqiptarë në kufi, ku Unikkatili nuk heziton dhe i jap duke i sugjeruar atij të ja u dërgojë fëmijëve të tij.
Filmi flet për jetën e Unikkatilit dhe grupit te tij, i cili sapo ka ardhë në Kosovë pas shumë viteve për një koncert madhështorë. Ndër skenat e veçuara horror janë: gjuajtja me armë kur Unikkatili arrin në shtëpi dhe një familjarë i tij bërtet duke menduar se dikush e ka mbytë, pastaj goditja dhe alivanosja e njërit kameraman nga sigurimi gjatë koncertit, etj.
(llafet.com)

Unikkatil Paralajmëron Film Horror