>
BIOSHQIP

Unikkatil, Koncert Në Zvicër Më 21 Qershor

26-05-2014
Reperi kosovarë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka paralajmëruar mbajtjen e një koncerti në Zvicër

Reperi kosovarë, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Rebel a.K.a UniKKatil ka paralajmëruar në faqen zyrtare të tij se do ta mbaj një koncert në Zvicër.

Sipas njoftimit koncerti do të mbahet në Forum Fribourg të Zvicrës me datën 21 qershor.

Ndryshe, UniKKatil është i vetmi reper kosovar i cili ka arritur që të mbush tërë stadiumin e Prishtinës në një koncert të realizuar dy vite më parë.

A do të këtë suksesin e njëjtë edhe në koncertin e tij të radhës në Zvicër.

Në koncert pritet të marrin pjesë edhe reper të tjerë nga labeli The Bloody Alboz

“Keni dëgjuar për koncert, po ende nuk e dini se kur dhe ku? Ku do ketë plot mysafirë dhe muzikë të re? Ja ku dhe kur... Fribourg, Switzerland me 21 qershor. Në ndërkohë do të lansojmë edhe diçka të re”, shkruan në faqen e reperit në Facebook.


Unikkatil, Koncert Në Zvicër Më 21 Qershor