Vahit Nasufi Poezi
Vahit Nasufi

Tema: Poezi Për Kombëtaren


Kombëtares Shqiptare

Për flamurin kombëtar -
Kanë kënduar shumë këngëtarë,
Për shqiponjën kuq e zi -
Kem shkruar shumë dhe poezi!...

Marigona e qëndisi me dorë -
Ismail Qemali e ngriti n`Vlorë.
Në çdo vend ku shqipja jeton -
Flamuri ynë i lirë valon!...

N`muajin tetor t`vitit 2014 -të
Për Europianin, 2016 -të,
Luhej ndeshja e kualifikimit -
Pas një viti ndeshja e këthimit.

N`kryeqytetin e Sërbisë -
Midis vendasve dhe Shqipërisë,
Nën ndriçimin e rrymës elektrike -
Filloi ndeshja fudbollistike.

N`stadium shumë spektatorë -
Të gjithë me flamuj n`dorë,
Katërdhjetë mijë sërbë u tubuan -
Asnjë shqiptarë brënda s`lejuan!

Himni shqiptarë kur u këndua -
Nga spektatorët u fishkëllua!
Nga tribunat sërbët bërtisnin -
Gjithë shqiptarët duhet t`vdisnin!...

Posa ndeshja ka filluar -
Tifozët vendas të friksuar!
Kur i panë djemt e Shqipërisë -
Që sulmojshin portën e Sërbisë!

Në minutën katërdhjetë e dy -
Mbi stadium shqiponja ka hy!
Prej së largu e komanduar -
Krejt Beogradin e ka trishtuar!...

Mbi Beograd shqiponja fluturoi -
Me krahë t`hapur sa mirë valoi!
Hajde, hajde, flamuri Etnikes -
Në tokë të pret dora e shqipes!

Me shpejtësi shqiponja zbriti -
Dora e shqipes n`fushë e priti!
Lorik Cana, bashkë me shokë -
Nuk e lanë t`preki n`tokë!

Tifozët n`fushë u vërsulën -
Por, shqiptarët nuk u përkulën!
Zemra e tyre s`tutej aspak!
Mrojtën flamurin, t`larë me gjak!

N`fushë t`gjelbërt situata u ndez -
Ndërpreu ndeshjen, arbitri anglez!
Ndeshja më s`mund t`vazhdonte -
S`kishte sërb që nuk sulmonte!...

Në orë t`vona, pas mesnatës -
Fluturuan drejt Tiranës,
Gjithë Shqipëria ishte e zgjuar -
Në Tiranë, shumë kanë shkuar!

Aeroplani n`Tiranë kur zbriti -
Gjithë Shqipria duartrokiti!
Mirë se erdhët heronjt e Atdheut -
Ju stërnipat e Skënderbeut!

- Poezi nga Vahit Nasufi


- U dërgua nga vahiti -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0