>
LETERSISHQIP

Krenarija Shqiptare

Lum për ne që jemi shqiptarë,
Zemër bardhë dhe bujarë,
Jemi një popull autokton,
N`pesë shtete - shtatë milion!...

Vërtetë e ndarë shqipja jeton,
Por, gjuha neve na bashkon,
Alfabeti me tridhjetë e gjashtë germa,
Gjuha shqipe me shtatë milionë zemra!

Na e bëjnë zemrën t`fortë si guri,
Stema, himni dhe flamuri,
Kemi Shqiponjën dy krenare,
Që valon e lirë n`trojet shqiptare!

Bijtë e shqipes si luaj,
Nuk durojnë t`na shkeli i huaj!
Skënderbeu, Adem Jashari,
Dhe shumë të tjerë me gjak shqiptari!

E njohu bota një nënë shqiptare,
Nënë Terezen humanitare,
Që jetimëve lotët ua fshiu,
E jona ishte Gonxhe Bojaxhiu!

S`na e merr kush vendin e parë,
Me poet dhe shkrimtarë,
Jemi çerdhe e intelektualëve,
Ky është synimi i shqiptarëve!

Është e pasur estrada shqiptare,
Me këngëtarë dhe këngëtare,
Kemi aktore dhe aktorë,
Që aktrojnë dhe bëjnë humor!...

Shumë e bukur është kënga jonë,
Mbi trojet tona kudo jehon,
Vallet tona i lakmon bota,
Zemra kënaqet kur luhet "Shota"!

E bukur është veshja jonë kombëtare,
E të gjithë trevave shqiptare,
Kemi traditat stërgjyshore,
Që nuk i lëmë kurrë pas dore.

E bëjmë nderin dhe mikpritjen,
Urrejmë frikën edhe ikjen,
Fjalë të nderit kemi besën,
Që dëshmojmë të vërtetën.

Në kokë kemi idealin,
Në fytyrë kemi moralin,
Janë këto vlera të kombit tonë,
Këto janë krenarija jonë.