>
LETERSISHQIP

Këngë Për Qamilin E Vogël

I shkojnë këngës lotët si lum!
Për këngëtarin që e deshti shumë,
Pysin këngën pse po qanë?
Qamilin e Vogël - thotë ku e kam?

Pse në gojë më nuk më merr?
Pse s`këndon si tjerat herë?
Thellë n`zemër gjithmonë më mbante!
Kurrë nga goja nuk më ndante!

Edhe Cabrati foli me gojë!
M`ka marrë malli ta dëgjojë,
Ku shkoj zëri i Qamilit?
Zëri ëmbël si i bilbilit!

Këngë e bukur popullore,
Një lajm t`zi Ti a se more?
Po, çfarë lajmi haj me det?
Qamili Vogël ka ndërrua jetë!

Kurrë s`këndon n`dasmat shqiptare!
As n`koncerte e festivale!
Vajton kënga nga folklori!
Sa shpejt toka na e mori!

Shumë e dashur kënga ime,
Mos vajto me ligjërime,
Perëndia kështu ka urdhërua!
Për gjithmonë të mbetesh pa mua.

E kam pasë thoshte - dhe një dëshirë,
Ta shijoj Kosovën e lirë,
E vërtetë është fjala jote,
Musafir jemi të kësaj bote.

Nëntëdhjetë e një, më katër nëntor,
Nëpër gazeta, radio dhe televizorë,
U dha lajmi se vdiq Qamili!
Shpërtheu loti si ujë burimi.

Shkoi bilbili hej aman!
Oh ma i madhi doajen,
Sa shumë vaj kemi bë sonte,
Se Qamili më nuk vjen!

Trupin tokës ia ke dhënë,
Këngët neve na i ke lënë,
T`japim fjalën me besa besë,
Vepra jote kurrë nuk vdesë.

Pak pa vdekë - i tha dy fjalë,
Për pasardhësit këngëtarë,
I tha dy fjalë për amanet,
Ndaj veprës tij t`kenë respekt.

Para varrit tënd kur kalojmë,
Rahmet shpirtit tënd i këndojmë,
Sa shpejt sytë na mbushen lot`,
Malli yt s`na hiqet dot!

Vdekja jote, Qamili Vogël,
Na pikëlloi t`madh e t`vogël
I madh ishe si këngëtar,
Ne me ty jemi krenarë.

Kërçovë, më 20 janar 1992