>
LETERSISHQIP

Kriza Për Deviza

Me të dashurën u martova,
Jetë t`lumtur me të fillova,
Dy fëmijë Zoti na i ka falë,
Njëren vajzë e tjetrin djal.

Por, papunësia më detyroi,
Nga kjo lumturi më largoi,
T`braktis familjen ishte patjetër,
T`kërkoj punë në një shtet tjetër.

Kështu ka qënë pra, fati im,
Të marr rrugën për n`mërgim,
Pa i mbushur njëzet e pesë vjet,
Morra rrugën për n`kurbet.

Me vështirësi kufirin kalova,
Në Gjermani fatin kërkova,
Jo nga dashuria, por, u detyrova,
Me një gjermane u martova,

Kurrë n`jetë s`kisha menduar,
Se do t`martohem pa u dashuruar,
Dhe atë me një grua t`moshuar,
Që shumë të holla i kam premtuar!

Por, kështu ia arrita qëllimit,
Rregullova lejen e qëndrimit,
Zemrës sime i tregova,
Se me një plakë u martova!

Është formale kjo martesë
Të cilën e bëra për interes,
Mendja m`rrinë gjithmonë n`shtëpi,
Te syzeza dhe fëmijët e mi,

Me këtë plakë që jam martuar,
Si duket pak është shurdhuar,
Kur merr gazetën për t`lexuar,
Përdorë syze se është vërbuar:

Gjysma e dhëmbëve i kanë ra,
Gjysmën e flokëve t`bardha i ka.
Nuk ka faj aspak e shkreta,
I ka mbushur të pesëdhjeta,

Një qen kurrë s`e lëshon prej dore,
Ditë për ditë shkon n`barnatore,
Plot me rrudha e ka ballin,
Kur ec rrugës, këpucët i dalin.

Me këtë plakë kam ra n`siklet,
Më vjen turp të dal n`qytet,
Kur shkojmë t`blejmë n`vetshërbime,
Kujtojnë njerzit se është nëna ime!

Kur më kap ndonjë herë për dore,
I them - tokës pse s`më more,
More i dashur kur më thotë -
Merrma shpirtin them - o Zot!

Shpesh ëndërroj s`e n`shtëpi jam,
Kur çel sytë qenin te hunda e kam,
Deri kur kështu nuk e di,
A s`është vallë ky burg i zi!?

N`këtë burg të zi m`solli kriza,
Të martoj një plakë për deviza,
Por, ç`të duhen ato të shkreta,
Me qen te hunda s`kalohet jeta:

Kërçovë, më 04 janar 2018