>
LETERSISHQIP

Sadin Halilit

Moj Kërçovë, kala vigane,
Sokolesha e kësaj ane,
Bijë e bija që i ke rritë,
Si yje qielli të bëjnë dritë.

Ti je vatra e shqiptarëve,
Je vendlindja e mërgimtarve,
Je foleja e intelektualëve,
Je dhe çerdhja e pishtarëve!...

Lapsin n`dorë e kam marrë,
Të shkruaj vargje për një pishtar,
Sadin Halilin arsimtar,
Një gjysmë shekulli n`dorë me ditar.

Pak më afër t`ua sjell,
Lindi n`fshatin Novosell,
N`vitin 1949 -të, më 25 qershor,
Në një familje bujare, si yll qiellor.

N`at fshat të bukur kodrinorë,
Me sukses kreu arsimin fillorë,
N`gjimnaz t`Kërçovës, vazhdoi mësimet,
Pastaj n`Shkup, mbaroi studimet.

Edhe Sadini si shumë shokë të tjerë,
Obligimin ndaj shtetit e kreu me nderë,
Shërbimin ushtarak kur e ka mbaruar,
N`shkollën fillore mësues është emruar.

Arsimit shpinën kurrë s`ia ka këthyer,
Me dije t`kristaltë nxënsit i ka ushqyer,
Me mijëra nxënës ai që i ka mësuar,
Si prind i vërtetë ndaj tyre ka vepruar.

Por, n`pension Sadini kur shkoi,
Një smundje e rëndë atë e kaploi,
E cila ndaj tij betejën fitoi,
Rrahjet e zemrës, ajo ia ndaloi.

Më 22 korrik 2017 -të,
Mësues Sadini ndërroi jetë,
Mjerisht ky kolos i arsimit,
Shkoi në botën e amshimit.

Shuhet jeta e një pishtari,
Ditë për ditë e kërkon ditari,
Pedagogun e vërtetë,
S`do t`harrohet kurrë për jetë.

Për arsimin kërçovar,
Pa dyshim ishte një sylynjar,
Vepra e madhe e mësues Sadinit,
Gur themeli e arsimit.

Veprimtarija e tij gjysmë shekullore,
Do t`ruhet n`arkivat tona shpirtërore,
Gjurmët dhe thesari që na i ka lënë,
N`zemrat tona, tani vënd kanë zënë.

Ishte qytetar shumë i ndershëm,
Si puntor ishte i zellshëm,
Patriot dhe shumë bujar,
Me kulturë dhe karakter fetar!...

Burrë i matur, me plot mëshirë,
Gjithmonë ndihmoi dorën e shtrirë,
Kur betohej me besa – besë,
Fjala e tij të linte mbresë.

Si bashkëshort, prind dhe gjysh,
Zemrën thoshte – e ndaj n`dysh,
Si kolegë, shok dhe mik,
Ndaj secilit ishte besnik.

Fëmijëve dijen ua imponoi,
Të shkollohen ua mundësoi,
Por, një vrragë n`zemër i mbet,
Një pjesë t`familjes e pat n`kurbet.

Ishte kundër prepotencës,
Intuitë kishte ndaj vigjilencës,
Ai nuk dinte të mashtronte,
Mbante fjalën që premtonte.

Adhurues ishte i folklorit,
I këngës valles dhe humorit,
I pëlqente lojrat e odave tona,
Rrijshim shpesh deri n`orët e vona.

Herën e fundit kur u takuam,
Shtërnguam duart u përqafuam,
Herën e fundit kur u ndamë,
Me lot ndër sy si vllau me vllanë.

Kur e përcollëm n`tjetrën botë,
Nuk mbet sy pa derdhur lot,
Me kurorë lulesh e mbuluan,
Për veprën e tij, referate i lexuan.

Prehu në paqe Sadin Halili,
Ligjërues i ëmbël gojëbilbili,
Atdhetar ishe i pa epur,
Ndërrove jetë por nuk ke vdekur.

Sot i dashuri arsimtar,
Fizikisht prej nesh je ndarë,
Por, vepra jote madhështore,
Do të mbajë të gjallë prore.

Varri yt të mos rrafshohet,
Me gurë mermeri do t`ndërtohet,
Emri yt aty do t`skalitet,
Sa herë t`lexohet, për ty do t`flitet.

I shkruajta vargjet me mallëngjim,
Për të dashurin mikun tim,
Prej sumllave t`lotit që kisha ndër sy,
Prej një germe m`bëheshin dy.

Kërçovë, më 17 gusht 2017,