>
LETERSISHQIP

Abedin Ballazhit

Fshati Sërbicë, fshat kërçovarë,
I banuar me shqiptarë,
Me pozitë t`mirë gjeografike,
Me shumë ngjarje historike.

Është fole e luftëtarëve,
Është dhe djep i intelektualëve,
N`periudha të ndryshme kohore,
Ky djep, pa ndalë përkundi prore.

Këto vargje i shkruaj nga malli,
Ia dedikoj një intelektuali,
Abedin Ballazhit veprimtar i arsimit,
Mjerisht shkoi n`botën e amshimit.

Lindi n`Sërbicë t`Uskanës së lashtë,
Më 26 korrik 1956 - të,
Lindi dhe u rrit n`çerdhen e dijes,
Prej babë Dautit dhe nënë Afijes.

Rrjedh nga një familje bujare,
Me tradita dhe vlera kombëtare,
N`vendlindje kreu shkollën fillore,
Notat pesëshe, sjelljen shembullore.

Në Kërçovë vazhdoi mësimet,
Kreu gjimnazin vijoi studimet,
N`Shkup, gjuhë dhe letërsi studioi,
Në kohë reale diplomoi.

Nga i jati arsimin trashëgoi,
Që jetën arsimit ia kushtoi,
Msues Dauti, njihej me epitet,
Udhërrëfyes i vërtetë!...

Abedin Ballazhi, profesor -
Një çerek shekulli me ditarë në dorë,
Në vitin dy mijë e tre në shtator -
Në shkollën e fshatit emërohet drejtor.

Në shkollën fillore "Skënderbeu",
Katërmbëdhjetë vite aty shërbeu,
Për punë veten nuk e kurseu,
Por, vdekja planet ia ndërpreu.

Librin fëmijëve ua impononte,
Secili prej tyre të mësonte,
Kushtet e jetës ua plotësonte,
Tradita familjare të vazhdonte.

Si kolegë, shok dhe mik,
Ndaj secilit ishte besnik,
Ishte shumë humanitarë,
Me kulturë dhe karakter fetar,

Ishte adhurues i folklorit,
I këngës valles dhe humorit,
Deshti lojrat në përgjithësi,
Kudo që shkonte krijonte miqësi!...

Ishte kundër prepotencës -
Gjithmonë sy hapur ndaj vigjilencës,
Kur betohej me besa – besë,
Fjala e tij, të linte mbresë.

Por, më 03 shkurt 2017 - të,
Na pikëlloi një lajm i shkretë,
Pa u bë ora dymbëdhjetë,
Abedin Ballazhi ndërroi jetë!

Duke shikuar televizor,
Një program me humor,
Duke qeshur me fjalët e aktorit,
Pushon rrahjet zemra e profesorit.

Ka ardhë mjeku për ta kontrolluar,
Me stetoskop kur e ka dëgjuar,
Atëherë mjeku është vërtetuar,
Jeta e tij tha – ka mbaruar!

Ajo papritmas rrahjet i ndali,
Mbaroi jeta e një intelektuali,
Me lot n`sy familja Ballazhi -
Hapi dyert t`bëhet homazhi.

Shuhet jeta e një pishtari,
Ditë për ditë e kërkon ditari,
Pedagogun e palodhshëm,
Atdhetarin e devotshëm.

Te banesa e fundit kur e çuan,
Me kurorë lulesh e mbuluan,
Për veprat e tij dhe jetën private,
I lexuan dhe referate.

Veprimtaria e madhe e Abedinit,
Shtyllë e fortë e arsimit,
N`dritë do të dali mundi yt,
Për nxënsit ishe si prind i dytë.

Abedin i dashur prehu i qetë,
Dheu i Uskanës të qoftë i lehtë,
Zoti me parajsë të shpërbleftë,
S`të harrojmë kurrë për jetë.

Ikja jote shumë na ka prekur,
Ndërrove jetë, por nuk ke vdekur,
Me ty Sërbica është krenare -
Dhe mbarë treva kërçovare.

Varri yt të mos rrafshohet,
Me gurë mermeri do të ndërtohet,
Emri yt do t`skalitet,
Sa herë t`lexohet për ty do t`flitet.

Nuk më merr gjumi i natës,
Për shokun tim të gjeneratës,
Këto vargje duke i thurë,
Më rrjedhin lotët porsi gurrë!...
Kërçovë, më 03 mars 2017