>
LETERSISHQIP

Rruga E Pavarësisë

Krejt Kosova n`këmbë është ngritë,
Dy mijë vjet boll kem pritë,
Të drejtat tona do t`i kërkojmë,
Me Kushtetutë që na takojnë!

Tetëdhjetë e njëshi, ishte atëherë,
Stina e vitit ishte pranverë,
Rrugëve të gjëra dhe të gjata,
Kosovarët në demonstrata!

Për të drejta dhe liri,
Në demonstrata plak e ri,
Rrugve e shesheve të çdo qyteti,
Marshojnë përpara si valë deti.

Të bashkuar meshkuj e femra,
Brohorisin të gjithë nga zemra,
"Republikë! Kushtetutë!
Qoftë me hatër, qoftë me luftë".

Përpjetë çojnë dy gishta të dorës,
Për demokracinë e Kosovës,
Demonstrata n`Europë dhe Amerikë,
Kërkojnë Kosovën - Republikë!

I çojnë të fala okupatorit,
Të largohet pre teritorit,
S`është Kosova - Djep i Sërbisë,
Por, është tokë e Dardanisë.

Largo prej këtu milicë dhe ushtri,
Nuk u njohim si qeveri,
Nuk durojmë dot robëri,
Ose vdekje - ose liri!

Demonstruesve ballë për ballë,
Policia para u ka dalë,
Për ndihmë u vijnë edhe ushtarët,
Por, nuk ndalen kosovarët!

Hjedhin gaz që sjellë lot,
Shpërndahuni - thonë se e keni kot,
Rrahin shajnë dhe torturojnë...
Kurrë Kosovën nuk ua lëshojmë!

Nuk ka forcë që na shpërndanë,
Njëri - tjetrit do t`i rrijmë pranë,
Të bashkuar do të luftojmë,
Deri sa Kosovën ta çlirojmë!

Lajm të rrejshëm çojnë n`Bruksel,
Shqiptarët - thonë janë kriminelë,
I kanë të drejtat, dhe lirinë,
Duan t`bashkohen me Shqipërinë!

Me milicë dhe ushtarë,
Bëjnë masakër të pa parë,
Shkelin tanket mbi shqiptarë,
Shtëpitë e tyre n`flakë e zjarr!...

Në mars të vitit nëtëdhjetë e tetë,
Në Prekaz, u bë masakër e vërtetë,
Atje Jasharajt u masakruan,
Kufomat me gjak u mbuluan!...

Dhe n`masakrën e Reçakut,
Shumë rrëkeja u nisën prej gjakut!
Dhunë e tmerrshme, si në atë vend,
Në botë s`ka ndodh, s`mbahet mend!

Një vëzhgues ndërkombëtar,
Kur pa plojën mbi shqiptarë,
Lajmëroi Brukselin menjëherë,
E kishte emrin Viliam Volker!

Nga sulmet e egra të barbarive,
U bënë shumë varreza masive,
Pa zgjedh moshë, as ghini,
Midis tyre dhe shumë fëmijë!...

Nga Beogradi urdhërohen,
Nxënsit shqiptarë të helmohen,
Djemt e rinj, të kastrohen,
Që shqiptarët të mos shtohen!

Mbi shqiptarë ushtrohej dhuna,
U dëbuan shumë nga puna,
Që ky popull analfabet të mbetet,
Mbyllën shkollat dhe fakultetet!

Të mos ndalet dhuna e krimi,
Të pengohet përparimi,
Të mbyllet radioja, televizioni,
Të gjithë gazetat, informacioni!...

Por, kosovarët nuk friksohen,
S`e kanë mendjen të dorzohen,
Natë e ditë - thonë do t`luftojmë,
Në tokën tonë, t`lirë të jetojmë!

Shumë të rinj ranë viktima,
Shumë fëmijë mbetën jetima,
Por, lirija nuk dhurohet,
Pa derdh gjak ajo s`fitohet!

Vetë Kosova është trimëreshë,
Ajo e ka dhe një mikeshë,
Amerikën fuqi botërore,
Për çdo ndihmë e gatshme prore.

Një ushtri të fortë e kemi,
I prinë Hamza dhe Ademi,
UçK - ja, si rrufeja,
Korrë fitore nëpër beteja!

Sërbisë nuk iu realizua plani,
Bombardohej prej aeroplani,
Kur binte terri kah mesnata,
Ku nuk e pristre, i binte granata.

Pësoi disfatë të madhe shumë,
Kur e pa me kë ka punë,
Në Kosovë më nuk qëndroi,
Mblodh ushtrinë edhe shkoi!

Lirinë e shtrenjtë që e fitoi,
Me gjak trimash e pagoi,
Që t`mos preken më shqiptarët,
N`Kosovë erdhën ndërkombëtarët,

Analfabet askush nuk mbeti,
U rihap shkolla dhe fakulteti,
Për t`lexuar lajme t`vërteta,
Tani e lirë shtypet gazata!...

U ndal dhuna dhe presioni,
Rifilloi punën radio - televizioni,
Në vend të vet çdo kush punon,
Edhe flamuri i lirë valon!...

Një prijës t`madh e pat Kosova,
Presidentin Dr. Ibrahim Rugova,
Mirë udhëhiqte politikën,
Krijoi miqësi me Amerikën.

Për Kosovë shumë kontribuoi,
Por, një smundje e rëndë e kaploi,
Para kohe jetë ndërroi,
Pavarësinë e saj nuk e shijoi.

Për Pavarësinë e Kosovës,
Punojnë pasardhësit e Rugovës,
Me mençuri dhe përkushtim,
Për t`realizuar t`vetmin qëllim.

Kanë dhënë fjalën edhe besën,
Asnjë shqiptarë t`mos humbë shpresën,
Një ngjarje historike Kosovën e pret,
Pavarësia e saj, n`derë troket!

Ditë e diel, më shtatëmbëdhjetë,
Në muajin shkurt, dy mijë e tetë,
Shpalli Kosova - Pavarësinë,
Me gisht në gojë e la Sërbinë!

Idealet e tyre për liri,
Me luftë krijuan shtetin e ri,
Me unitet, e qëndrim stoik,
U bë Kosova shtet i lirë demokratik!

Një shtet i ri në Ballkan,
I Pavarur dhe Sovran,
N`vete ka Kushtetutën, ka Ëmblemën,
Ka Flamurin, Himnin, Stemën!...

Festojnë shqiptarët kudo që janë,
Gëzim të madh në shpirtë e kanë,
Jehojnë këngët, hidhen vallet,
Flakë të kuqe lëshojnë rafalet!...

Shtet pas shteti prej mbarë botës,
Pavarësinë ia njohin Kosovës,
Ia uron gjith bota mbarë,
Me fat sheti i ri shqiptar.

Smundje t`rëndë mori Sërbia,
Diagnozë është „Pavarësia“!
Konsiliumi mjekve "Smundja s`ka shërim,
Kështu do t`mbetet, deri në amshim"!

Kërçovë, qershor 2008