>
LETERSISHQIP

Nusja E Kurbetit

T`jetosh n`Atdhe është më mirë,
Por, të gjejsh punë është vështirë,
Bukën e gojës për t`siguruar,
Alternativë tjetër duhet kërkuar.

Në Atdhe, punë kush nuk gjeti,
Kërkoi nuse nga kurbeti!
Një vajzë të ndershme dhe bujare,
Që e ka lindë një nënë shqiptare.

Shumë të rinj siç kanë dëshiruar,
Me kurbetçare janë martuar,
Kurbetit nga halli shumë i lakmohen,
Trashëgimtarët, sa vjen e shtohen!

Kur kanë shkuar n`diasporë,
Nusja merr dyzgynat n`dorë!
Pasi vizën ia ka rregulluar,
Se si t`veprojë i ka treguar!

Nëse donë këtu t`jetosh,
Duhet mirë ta kuptosh,
Nuk vijnë t`hollat duke shetitë,
Por, me punë ditë për ditë.

Nëse bënë diçka pa mua,
Dije mirë se ke gabua,
Edhe një duhet ta dish,
Se edhe vizën do ta prish!

Prej duhanit s`hyjet n`derë,
Krejt banesa ka marrë erë,
Dil e pije - thotë në ballkon,
Se perdet e bardha i tymon!

Prindërve t`holla kur t`u dërgosh,
Duhet mua t`më tregosh,
Dhe me ata kur t`bisedosh,
Celularit zërin t`ia lëshosh!

Nëse dua diku të shkoj,
Mos më thuash se nuk guxoj,
Jo shkon shpesh, jo rri gjatë,
Se do të mbetet shtrati thatë!

Prindërve t`vet djali u tregon,
Se si gruaja e trajton,
Edhe pse jemi bashkshortorë,
Më trajton gruaja si shërbëtor!...

Gjermanishten mirë nuk e kuptoj,
Të them diçka nuk guxoj,
Mos fol - thotë se gabove,
Mbylle gojën se më turpërove!

Kur dal me shokë ndonjëherë,
Të këthehesh - thotë menjëherë,
Celularin mos e mëshel,
Se kur të vish, derën s`ta çel!

Ndonjë smundje po t`më kaplojë,
Ky s`është mësuar - thotë të punojë,
Kur kam nevojë te mjeku t`shkoj,
Gruaja kujton se unë simuloj!

Si një azilant politik,
Erdha n`shtetin Helvetik,
Edhe pse të hollat vetë i fitoj,
Më mëson gruaja si t`i harxhoj!

Shërbimin ushtarak, posa e kreva,
Por, si duket prapë iu këtheva!
Si oficer nusja më komandon,
Vetëm uniforma i mungon!

Ka dhe shumë për të thënë,
Por, më mirë është këtu ta lëmë,
Kështu janë vallë nuset me viza?!
S`qenka lehtë të dalish nga kriza!

Kërçovë, janar 2019