>
LETERSISHQIP

Sylynjarët E Këngës Popullore

Ishte e pasur estrada shqiptare,
Me këngëtarë dhe këngëtare,
Që për melosin burimor,
Ishin si zemra në krahëror!

Jetën këngës ia kushtuan,
Këngën populit ia dhuruan,
Por, një nga një, jetë ndërruan,
Nga kjo botë u larguan,

Një sharki e vjetër shumë,
Për gjithmonë ka ra në gjumë,
Ajo gjithmonë e shoqëronte,
Ymer Rizën kur këndonte!

N`oda t`burrave me sharki n`dorë,
Herë këndonte, herë bënte humor,
Për Riza Bllacën bëhet fjalë,
Lum Kosova që e pat djalë!

Trashëgohet Sefë Mleqani,
Nga djemt Ibrahimi dhe Osmani,
Këngën anësh kurrë s`e lanë,
Deri sa t`jatit i shkuan pranë!

Në një varr me gurë mermeri,
Ku pushon Hafsa Zyberi,
Me germa t`arta emri i shkruhet,
Yll i këngës që kurrë nuk shuhet.

Artisti popullit Aziz Ndreu,
Me këngë kombit i shërbeu,
Kur këndonte ai Lan Dobra,
I jehonte zëri fusha e kodra!

" Moj Shqipëri mos thuj mbarova",
Të këndoi djali nga Kosova,
" Djemt e tu hala janë gjallë",
Dervish Shaqa rapsod i rrallë!

Me rapsodin Demush Nezirin,
Në mesnatë kaluan kufirin,
Atdhetarë ishin të paepur,
Nga regjimi jugsllav të përndjekur!

Lanë Deçanin t`shpëtojnë jetën,
Në Rrashbull strehim gjetën,
Zemrat e tyre t`forta si gurë,
Këngë e lot s`i ndalën kurrë!

Fitnete Rexha Artiste e Merituar,
Ishte këngëtare e dalluar,
Në Tiranë lindi Ikona,
E pavdekshme n`zemrat tona!

Këngëtarët e vërtetë,
Nuk harrohen kurrë për jetë,
Rexhep Zajazi nga Kërçova,
Mazllum Muezini nga Gjakova.

Sali Bajrami një doajen,
Me Ferizin në Langolen,
Në festivalin ndërkombëtar,
Në Angli morën vendin e parë!

Heshtën tingujt e çiftelisë,
Që i binte çika e Dragobisë,
Fatime Sokoli nga Tropoja,
Me zë t`ëmbël si mjalta n`hoja!

Mbi çabrat bilbilat fluturojnë,
Qamilin e Vogël e kërkojnë,
Pyesin ku je o Baca Qamil?
Pse s`këndon më, o gojëbilbil?

Afër Deçanit në fshatin Maznik,
Këndonin dy zëra melankolik,
Prej një familje dy rapsoda,
Ishin Hajdar dhe Bajrush Doda.

Rriti Shkodra dhe një artiste,
Naile Hoxhën t`madhen soliste,
Mikrofonin s`e lëshoi prej dore,
Këndonte këngët popullore!...

Kamerr Bllaca, kërçovar,
I madh ishte si këngëtar,
Këndonte këngët polifonike,
Këngët vendase unike.

Dueti i njohur legjendar,
Gjashtëdhjetë vite të pandarë,
Tahir Drenica me Hashim Shalën,
Jetën këngës ia falën.

Kënga e saj - tha jetime ngela,
Që kur ndërroi jetë Vaçe Zela,
Kur dëgjuam për vdekjen e Vaçes,
Si rrëke lotët na shkonin faqes!

Na djeg malli porsi prushi,
Për këngëtarin Shyqyri Alushi!
Lindi n`Shkodër ky sylynjar,
Na la këngë plot një thesar.

Kush këndoi si bilbil behari?
Shaban Stafaj nga Gostivari,
Këndoi nga Shkodra Bik Ndoja,
Nga Skenderaji Ibish Broja...

Jusuf Myzyri nga Elbasani,
Kënduan vëllezërit Kadishani,
Shaqë Avdia i Kodralisë,
Xhevdet Hafizi i Shqipërisë...

Nga Drenasi Halil Cërvadiku,
Sali Mani nga Kopliku,
Tom Nikolla këndoi nga Puka,
Nga Gjakova Augustin Uka...

Zenun Gashi, Qazim Berisha,
Zejnullah Bajrami, Shaip Berisha,
Mon Sokoli, Marash Krasniqi,
Zef Tanushi, Jakup Krasniqi...

Nazmie Hoxha vdiq n`Prishtinë,
E kishte zërin si kanarinë!
N`Gostivar Hanife Sejfullah Reçani,
Zëri i saj si fyell çobani!

Tokat e trojeve shqiptare,
Janë të mbushura plot me varre,
Me këngëtarë dhe këngëtare,
Që i mungojnë skenës shqiptare!

Dhe shumë të tjerë këtu kanë vend,
Por, e pamundur për t`i përmend,
Shumë respekt për këngëtarët,
Kërkojmë ndjesë nga familjarët.

Legjenda ishin dhe do të mbeten,
Nostalgjia e bënë të veten,
Për të gjithë ndjejmë shumë mall,
Në zemrat tona janë të gjallë!

Kërçovë, shtator 2019