Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Personalitete


Demir Krasniqi

Në shej nderi dhe kujtimi të përjetshëm

Këtë rapsodi që e kam filluar,
Në shej nderimi për ta kujtuar,
Demir Krasniqit ia kam kushtuar,
Këngëtarit tim të preferuar,

Më 10 shkurt t`vitit 1950 -të,
Demir Krasniqi erdh në jetë,
Nga babë Shefkiu, nënë Isnija,
Edhe një dhuratë u fali Perëndia.

N`fshatin Tugjec të Kamenicës,
Lindi ylli i muzikës,
I kishte falë Zoti një zë unik,
Zë të ëmbël melankolik!

Edhe pse atëherë jetohej n`varfëri,
Fëmijërinë e kaloi në lumturi,
Pasi e kreu shkollën fillore,
Vazhdoi mësimet në ate muzikore.

Profesioni tij, ishte mësimdhënës,
Mësoi dhe edukoi mijëra nxënës,
Për krah arsimit dhe si këngëtar,
Ushtroi profesionin dhe si gazetar...

Demiri ishte tetëmbëdhjetëvjeçar,
Kur inçizoi albumin e parë,
Që atëherë u bind gati çdo shqiptar,
I lindi Kosovës edhe një këngëtar.

Të kultivoj këngën, kurrë nuk ka prituar,
Shumë albume këngësh ka edituar,
Mjeshtër ishte për ca vegla muzikore,
Qofshin t`fabrikuara, apo popullore.

Kontributi tij dhe veprat artistike,
I sollën shumë çmime publike,
Doajeni i këngës, lokalist nuk ishte,
Shqiptarët n`zemër, pa kufi i kishte.

Lirindasve tanë këngë u kushtoi,
Heronjt e lirisë kurrë nuk i harroi,
Prej Skënderbeut - heroit kombëtar,
Deri te Ademi - komandanti legjendar.

I këndoi Shqiponjës, flamurit kombëtar,
Që valon i lirë, në trungun shqiptar,
Për Marigonën që e qëndisi me dorë,
Ismail Qemalit që e ngriti në Vlorë!

Demiri ishte ndër pedagogët e parë,
Që ligjeroi për Himnin Kombëtar,
I këndoi Manastirit - djepi i alfabetit,
Nuk i la anësh as këngët e kurbetit.

Këndoi shumë n`dasma kosovare,
Në shumë ahengje n`trojet shqiptare,
Këtë këngëtar, me shumë tipare,
Kurrë nuk e harrojnë dasmat kërçovare.

Prezentoi Kosovën n`shumë festivale,
Në ato ballkanike edhe ndërkombëtare,
Sa herë ftohej n`koncert humanitar,
Kurrë nuk thoshte jo, shkonte vullnetar.

Demiri ishte synonim i jetës muzikore,
Ishte një muze i këngëve popullore.
Plaku me kurreshtje të rinjve u rrëfen,
"Enciklopedi - këngëtar doajen!"

Në fushën artistike pa ndal punoi,
Shoqëri kulturo - artistike ai themeloi,
Koha e lirë kot nuk i shkoi,
Dhjetra libra, Demiri botoi.

N`vitin 2021, më njëzet t`muajit tetë,
Demir Krasniqi, ndërroi jetë,
N`moshën shtatëdhjetë e një vjeçare,
Shuhet një yll i estradës shqiptare!

Kur e shpërndanë lajmin portalet,
Loti i shqiptarëve nuk don të ndalet,
Lajmin e kobshëm kur e dëgjuan,
Të gjithë parajsën ia dëshiruan.

Këtë artist dhe pishtar të arsimit,
Kur e përcollën n`botën e amshimit,
Me kurorë lulesh varrin ia mbuluan,
Kolosit të këngës, referate i lexuan,

Demir Krasniqi o i madhi këngëtar,
Na le vepra plot një thesar,
Veprimtaria jote artistike,
Do t`jetojë sa trojet etnike.

- Poezi nga Vahit Nasufi



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente 0