>
LETERSISHQIP

Sali Ramadani

Moj Kërçovë Kala e burrërisë,
Je dhe djep i trimërisë,
Përkundën nënat nga Uskana,
Shumë djem trima zemërluana…

Qoftë bekuar nëna që lindi Viganin,
Atdhetarin, Sali Ramadanin,
Intelektual i shquar, fenomenal,
Veprimtar shumë dimensional…

Lindi më 1939 në trevën kërçovare,
Në një familje shumë bujare,
Arsimdashëse, atdhetare,
Shumë mikpritse dhe guximtare…

Ishte qytetar i devotshëm,
Një puntor i pa lodhshëm,
Burrë i matur, me shtat të hedhur,
Patriot dhe i paepur…

Për të ndjekur rrugën e progresit,
Studioi n`Universitetin e Zagrebit,
Me profesion ishte jurist,
Politolog, shkrimtar, folklorist…

Ishte pjestar i PPD -së,
Dhe më vonë I PDSH -së,
Si deputet ishte shembullor,
Një kontribues madhështor!

Akti që i takon pavdekshmërisë,
Në Parlamentin e Maqedonisë,
Ishte deputeti i parë shqqiptar,
Që foli shqip për herë të parë!

Më 1997 -të, në cilsinë e deputetit,
Nga foltorja e parlamentit,
Kolosi ynë parlamentar,
Shpalosi flamurin tonë kombëtar!

Me grevë urije ka protestuar,
Tetë herë i arrestuar,
Tri herë i dënuar,
Gjithmonë i fortë ka qëndruar!

Kishte intuitë ndaj padrejtësive,
Ndaj pengesave dhe vështirësive,
I kishte fjalët të drejtpërdrejta,
I pa luhatshëm në qëllimet e veta!

Sali Ramadani, një pishtar,
Shkëlqeu n`arsim si margaritar,
Në trevën kërçovare angazhohet,
Që femra shqiptare të shkollohet…

Ndër të parët aktivizohet,
Univesiteti i Tetovës, të themelohet,
Për vatrën e dijes në gjuhën amtare,
Që të studiojë ardhmëria shqiptare.

Por, një smundje e rëndë e kaploi,
Sali Kreshnikut, jetën ia rrezikoi,
Në Prishtinë shkoi për mjekim,
Por, as atje, nuk gjet shërim!

Në janar, më shtatëmbëdhjetë,
Të vitit dymijë e tetëmbëdhjetë,
Zemra e Saliut rrahjet ndalon,
Mbylli sytë për gjithmonë!

Menjëherë lajmi ka vërshuar,
Sali Ramadani, jetë ka ndërruar!
Familjarëve u bëjnë homazhe,
Për ngushllime u çojnë mesazhe.

Nga spitali I Prishtinës,
E sollën në fshatin e origjinës,
Sinonimin e dijes dhe atdhedashurisë,
E varrosën në fshatin Greshnicë.

Për të përcjellë Saliun, në përjetsi,
Erdhën shumë familjarë dhe miqësi,
Shumë kolegë, shokë dhe dashamirë,
Për herë t`fundit, i thanë lamtumirë.

Me kurorë lulesh, varrin ia mbuluan,
Për jetën dhe veprat, referate i lexuan,
Shuhet jeta e një flakadani,
Por, kurrë nuk vdes, Sali Ramadani!

Si rrëke lotët shkonin për faqe,
Saliu i dashur, prehu në paqe.
Në lulet e parajsës, pusho i qetë,
Dheu i Uskanës, të qoftë i lehtë,
Kërçovë, prill 2022