Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Trishtim


Une E Di

Une e di pse here here renkojne ato male te larte,
Te fshehur te strukur ne pjesen e tyre te ngrate,
Edhe kodrat e xhveshura qe duken si qiell tullac,
Edhe ato e dine pse renkojne ato male te larte.
Une e di pse dielli ben te pamunduren qe te na ngrohe te gjithe,
Edhe toka dhe natyra edhe kafshet e duan hapsiren gjithe drite,
Une e di pse ka kaq shume vuajtje ne toke,
Une e di pse te pangopurit jane koke-boshe.
Une e di pse lind zilia, lakmia, intriga pabesia,
Une e di kur pikon trari ,apo shtepia,
Une e di se kete bote djalli e ka zaptuar!
Ne duart e tij te pista e mban te shtrenguar.
Gati gati sa nuk po ia merr frymen krijeses hyjnore,
Kesaj bote qe po ta shohesh nga larte duket si akullore,
Uje Kristal dhe ar te kulluar,pasuri pafund kjo toke e mbrekulluar.
Une e di kur kjo bote do t’ndryshoje,
Me e mire do t’behet e ndjeje, forte e besoje.

- poezi nga Valentina Llapri


- U dërgua nga fotovali -
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente mbi këtë krijim