Tema: Poezi Për Atdheun
Shqiperia Eshte Zonje
Le të thotë, kush të dojë,
le të shajë, a të mallkojë,
si Shqipëria tjetër s’gjen,
vend më t’ëmbël si pranver.
Kater stinë të mbrekullueshme,
kjo natyrë, kaq e gëzueshme,
det të virgjër, në thellsi,
ujë të kaltër, n’pafundsi.
Si Shqipria , jo nuk gjen,
njerëz t’mirë kudo i ke,
nëpër fusha , nëpër male,
Ajri i pastër sec heq valle.
Nëpër ara këndon vasha,
nëpër pemë, këndon bilbili,
n’histori ngel Ali Pasha,
e më tej Is- Boletini.
Kjo copë tokë , e ky cop qiell,
energji më t’mirë po sjellë,
vendi ynë pik e flori,
mbushur ar e dashuri..
Hapni sytë edhe shikoni!
vrisni mendtë e pak mendoni!,
o vëllezër shqipëtarë!
Pse më rrini të përcarë!!?.
Ulni kokat e punoni,
që të gjithë, pa përjashtim,
shpirtin tuaj pasuroni,
flakni tutje a’t lavdinë.
Se pa punë, nuk ke ku shkon,
tokat k’tu, jane mbrekulli,
ti fshatar a më dëgjon?
flake tej, a’t krenari.
Ju te rinj mbi libra rrini,
të mësoni mencurinë,
dashuri në zemër t’kini,
dhe të ndiqni drejtesinë!.
Deputetë , Qeveritarë,
mos u grindni, mos u zini,
vendi ynë, ky mjalte i rrallë!
S’keni sy !ju- që ta shihni!?.
Boll me vjedhje , me mashtrime,
populli heq , edhe loton…
toka mbushur plot bekime,
kush ka vesh, le të degjojë.
Le të thotë kush te dojë,
si Shqipria , jo nuk ka,
kush e shan;) – le të guxojë
n’fund të fundit, s’është ndonjë hata!.
Vendi ynë , është mjaltë i rrallë,
njerëz t’pastër ,e qelibarë,
mbushur tokat me florinjë,
dhe shtëpitë, me njerëz t’mirë.
Le të thotë, kush të dojë!
Shqiperia , është ZONJE!.
data 5 gusht 2015
- poezi nga Valentina Llapri
- U dërgua nga fotovali -
{{uname}}