>
LETERSISHQIP

I Ke Te Tera Dhe S'ke Asgje...

Ti ike largë , në dhe të huajë,
dhe kokën më, se ktheve pas,
tashmë vështron i përmalluar,
vitet e humbura të lëna pas.

Rrudhat janë shtuar, si tel pafund,
në kokë ca thinja , të heshtura rrinë,
vështrimi yt që s’është kërrkund,
ca fije floku në ballë të ngrijnë.

I ke të tëra , por s'ke asgjë,
i vetëm je , pa asnji zë,
një mijë kujtime, sot ty të zgjohen,
shpirti dhe zemra që dot s'po ngrohen.

mars 2014