Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Dashurie


Kur Dy Zemra

Kur dy zemra bashkohen,
edhe qielli lumturohet,
kur mes tyre ka dashuri,
është vërtetë nje mbrekulli.
Kur dy njerez mirë-kuptohen,
kanë arsye , dhe llogjikë,
hapin udhë dhe tolerohen,
nuk ka natë por vetem ditë.
Kur dy zemra lumturohen ,
edhe bota ëmbëlsohet,
dashuria është veç mbret.
Vlerë e saj do t’rrojë përjetë.
Valentinë gusht 2014

- Poezi nga Valentina Llapri


- U dërgua nga fotovali -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  10

Komente mbi këtë krijim