>
LETERSISHQIP

Kam Plote

Unë kam shok diellin,
dhe shoqja ime është pranvera.
tjetër shok kam detin, atë të thellin,
pastaj të tjera shoqe kam lëndinat me luleshqerra.
Unë kam shoke aq shumë,
yjet në qiell të pafundëm,
dhe hënën e bukur,
me të flas çdo natë,
dhe qenin aty pranë,
dhe pse e kam frikë pak…
Unë hapem dhe flas
me ta shumë buzëqesh,
me hënën e bukur
dhe qiellin krejtë pa re.
Këta jane shokët e mi,
të mirët të çiltërtit,
të thjeshtët, të mençurit,
të pastertit, të dëlirët..
Pastaj ç’mu kujtua!!
dhe zogjte çamarrokë,
oh sa shumë kënaqem
i kam të tërë shok.
Rrugën e mëngjesit,
kur unë shkojë në punë,
ata afër meje,
këndojnë gjithnji e më shumë.
Oh çfare sysh qe kanë,
të pastër, të mirë,
vetëm u shkëlqejnë,
zogjtë janë ëmbëlsirë.
15 Janar 2014