>
LETERSISHQIP

Vendit Tim!

Shoh në sytë e vendit tim,
dëshpërim.
Një lloj dëshpërimi;
që çuditërisht më ngjason
me krahët e shqiponjës
gjysëm të ulur në fluturim…
Shoh ballin e vendit tim,
të mbuluar me rrudhat ,
që se di pse më ngjajnë
me degët e një trungu të gjymtuar.
Depërtojë pastaj tek sytë!.
oh sytë, si margaritarë
të kthjelluar ,
në një ditë kristal.
Ata kanë një shkëlqim,
Më pëlqen ai shkëlqim.
Shoh brenda tyre, një forcë
dhe besim!
Vendi im,
Toka e shtrenjtë, je oksigjeni
i zemrës time.
Mos e humb shpresën ,
ki besim tek vetja jote,
udhëhiqi fëmijët e tu
në rrugën më të mirë,
ndriçoja të bukurit sy,
kthelloua vështrimin
largoji turrbullirat.
Fëmijët e tu, janë të mirë
të butë,kanë nevojë për pak
orientim, dashuri, besim.
Arrije të dallojë pak shpresë ,
Oh fare pak shpresë ,
për ty vendi im!.
Afrohem edhe pak
dhe shoh shkëlqimin
e zemrës tënde të kulluar.
Ti je vlerë dhe thesar moj toka ime
nga gjiri yt, rrjedh mjaltë
që vetëm sytë e vëmendshëm mund ta shonë..
Ruaje zemrën e pastër,
drejtesinë në gji përherë të shtrëngosh.

Valentina Llapri ( 6 maj 2016)