>
LETERSISHQIP

Ku Shkon Kjo Turme!?

Kur rri e zhytem ne mendime!..
Mendoje per njerezit e kohes time…
Te kohes tone desha te them,
Dhe humb ne mendime perhere.

Te gjithe ne rresht, veshur njesoje…
Te njejtin ushqim te njejten pervoje…
Dhe une e heshtur rri e mendoje…
A marrin vertete ushqim shpirteror!?

Cuditem kur shoh politikane e pastore,
Qe ulerasin e bertasin sa kane ne koke,
U shuan prifterinjte, u shtuan pangopsite,
Po vlerat njerezore, pse humbin cdo dite!??

Dhe une rri e mendohem, nga pak cdo dite nga pak,
Mendimet vec zgjatohen, dhe rriten si varge I gjate…
Shoh turmat e shumices qe rendin pas lakmise,
Politikanet e pangopur, ne kurthin e babezise.

Dhe them me veten time!-O njerez c’beni k’shtu!?
Kjo udhe e pandreqshme, te con vec kuturu…
Arrije te shoh mes turmes, te tjere porsi une…
Tentojne me mendime, te ikin nga kjo turme..
20/03/2017