>
LETERSISHQIP

Moment!

Nuk e di, pse dua të shprehë,
atë cka shpirti fort e ndjen!
është jo inat… por mall i madh
Dashuri krejt e pa-anë,
për vendin tim!

Nuk e di në më kuptoni!
vëllezër motra, me qortoni,
nëse mund ta kem gabim!
por prapë do flasë ky shpirti im!
për vendin tim!

Nëpër shtigje monopate,
jemi endur edhe endemi.
Kërkojmë shpresën, edhe dritën;
Kërkojme kulturën, apo dijen,
në vendin tim!

Copëza historish vijnë pas,
njerëz, fakte, dhe cudira.
Ecin pa ditur ku venë,
shpërndahen në gjithësira
Dhe tek vendi im!

Shqiperisë i them dy fjalë:
"Për dëmin që të kemi bërë
Na falë"!.

(27 gusht 2019)-Valen Tinna.