>
LETERSISHQIP

Si Mundesh Valle!?

Si mundesh valle!?
Po qan toka!!
po qajne me rradhe…
Malet fushat, lumenjte e liqenet.
Lulet nuk celin me si me pare….
Duken te friksuara, te lodhura
Syte u jane veshur nga nje perde e bardhe.
Zogjte ne peme cicerojne gjithe frike
Te tulatur ne shi, enden aty ketu..
Qingjat ne lendina
Ecin e jane te fokusuar
te ndjekin bariun nga pas,
pa shprese e pa gas
si me pare, kohe me pare
kur ne syte e tyre
shquhej nje gezim i madh!
Lumenjte e ndotur
Renkojne e renkojne
Pa shprese se dikush i degjon.
Malet e heshtura
Qe cdo gje e shikojne
Nuk bezajne por
Vetem rrine e veshtrojne.
Fundja gjithe fuqia e tyre e lartesuar
Prêt qe kjo gjendje te mbaroje,
Sa me shpejte madje..
Por kush e siguron…
Valle njeriu!??
A thua se malet presin
Nga njeriu?
A thua lumenjte presin nga njeriu?
A thua fushat shpresojne tek njeriu??
I cili as vete se di se c’dreqin po ben?
Duke u trashur e mend s’po vene?
Hahahahahaha c’me vjen te qesh
Kjo qenie e quajtur njeri
Qe veten e vet dot se ndreq.
Nuk kane faj te shkretet
Nuk shikojne mire
Edhe pse kane size
Prape shohin vec erresire
Nuk arrijne ta shquajne ate driten
Qe vjen nga lartesia
Enkas per ta!
Hejjj o njeri I bardhe
Pse nuk I ben lendinat te qeshin si me pare
Nuk ke fuqi?- kerkoje
Nuk ke njohuri-mesoje
Nuk ke force?- provoje
Provoje nje here dreqi ta haje
Vec mos rri duarkryq
Me pamje si I marre,
Mberrtheje at driten e bardhe
Qe vjen prej lartesive
Dhe hidhja fushave
Pastroji liqenet
Dhe bej qe malet te qeshin
Sorkadhet te hedhin valle
Ne fushat e blerta
Kecerit te lodrojne
Me fluturat te gezojne
Atje se bashku
Mes ajrit te fresket
Dhe diellit sqimatar!
Hej beji njeri te gjitha keto
E do shikosh
Qe cdo gje do ndryshosh…
Si mundesh valle
O njeri I bardhe
Te rrish ne erresire kaq gjate??
A po mundesh me valle…
(ndjesite e shpirtit tim)
13 nentor 2021- kucove-Berat-Shqiperi