>
LETERSISHQIP

Mendimi

Mendimi!
Lundron mendimi :
‘Si uji i trazuar në detin me dallgë.
Tek lufta, tek Paqja, tek lulet dhe zogjte.
Mendimi i brishte, i dhimbsur i paqtë.
Fluturon ndjenja e madhe e dashurisë pakufi,
Në malet e lartë, me njerëzit e rrallë,
Tek fëmijët që syte i kanë me lot,
Nga humbja e prindërve në luftën e gjatë..
Atje tej, largë, sa largë, .
Fluturon malli tek njerëzit tanë të dashur,
Që na lanë e fluturuan qiejve me vrapë,
A thua u mërziten këtu në t’lashtën tokë,
Ikën kaq shpejt e sytë na i mbushen plotë lot.
Trishtohet mendimi i gjorë, kur shikon që toka vec lëngon…
Po po ajo ka kohe që vuan e veç vuan,
Dhe mendimi nuk ka c’të bëjë
Por dhimbjen e madhe nis e bluan e bluan…
Mendimi- gjigandi i dhimbsurisë.
Kërkon që dicka e madhe të ndryshoje,
Gjithcka të endet e bukur e dëlirë,
Njerëzit njeri tjetrin më shumë ta dashurojnë..
Lundron mendimi :
‘Si uji i trazuar në detin me dallgë.
Tek lufta, tek Paqja, tek lulet dhe zogjtë.
Mendimi i brishtë, i dhimbsur i paqtë.
Krijime spontane të momentit.
20. Mars 2022- ora 8:3 minuta-Kuçovë-Berat-Shqipëri