>
LETERSISHQIP

Gjarperi

Tek kaloja nje dite
Rruges per nga mali,
Nje gjarper sec doli
Hapin tim e ndali.

Ishte pak I gjate,
Dhe une isha krejt vetem,
Prisja qe ai te ikte,
Te merrte tatepjeten…

Ai si per inat,
Me rrinte si hu gardhi,
Nuk ikte gjekundi,
Aty vrapin ndali…

Dukej sikur thoshte:
Pa he!- cdo tbesh tani?
Gjarperi I shemtuar
I strengur e I zi.

Do ikesh, ! apo si e ke hallin?
Bertita une kaq shume,
Ai rrinte aty,
E une ngela pa pune….

Nuk kisha cte beja,
U ktheva nga erdha,
Me vone shpifesira
U zhduk porsi era….

U mata te kthehesha
Kur e pashe qe iku,
Por gjarperi strengalaq,
Mbiu si palafiku..

Sqenka gje !- mendova,
Dhe gati sa su terbova:
Ky e paska me mua:
Cti kem bere valle?? – thua!

Vendosa ti flisja,
Mbase me pergjigjej,
Po jo, - cne, - nuk foli,
Vec rrinte e zgerdhihej…

Ky dashka te me cmendi,
Mendova dhe u largova,
Ika – nderrova rrugen,
E me ne mend se cova…….