>
LETERSISHQIP

Pranverë

Ç'është kështu kjo kohë e tëra me frymë,
Që pemët sorollat sa andej-këndej,
Mëngjeset e plogështa mbulohen me brymë,
Nuk ka më as festa, gëzime dhe koktej.

Gjersa qielli bëhet i zymtë nga lagështia
Pullazet e shtëpive bardhësinë përshkrojnë
Rrugicave të ngushta u është shtuar bukuria
Në veçanti nga njerëzit që aty afër banojnë.

Një rreze dielli disponimin e shtyn
Por prapë pemët sorollaten sa andej-këndej
Mëngjeset e hershme mbulohen me brymë
Nuk ka më festa, gëzime, koktej...