Më mbaj mend (për 1 muaj)

Rikthehet Videoklipi “Arsye Skam”

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7
[23-11-2013]
Nuk janë të paktë videoklipet të cilat së fundmi kemi dëgjuar të fshihen nga youtube. Pas skandalit të Arkiva Shqip janë shlyqe më shumë se 1800 video në youtube. Por kësaj shlyerje nuk i ka shpëtuar as videoklipi "Arsye Skam" nga Vali Kuqi i cili e publikoi këtë videoklip vetëm para një jave.

Edhe pse videoklip i përkiste kanalit On Air, ai është fshirë nga disa persona të cilët abuzojnë me suksesin e dikujt.
"Nuk e di se kush e ka bërë, ama e di se këtë e kanë persona të cilët nuk ma duan të mirën dhe mundohen të më prishin punë. U ndjeva shumë keq por kjo më jep forcë të vazhdoj edhe më tutje" - ka thënë ai për teksteshqip.

Edhe pse videoklipi mund të hiqet, kënga është ajo që mbetet dhe "Arsye skam" është një nga videoklipet i cili është pëlqyer shumë në portalin teksteshqip dhe vazhdon të qëndrojë në vëndet e para.
 (Teksteshqip.Com)


      Vali Kuqi - Arsye S'kam [Teksti dhe Klipi]

Komente 1