>
LETERSISHQIP

Aborti

A nuk paska bota vend edhe për mu ?!
Apo zemra jote s'deshti me u gëzu ?!
Sa pa mshirshëm me mua u tregove
Më braktise Nanë e fare nuk mendove

Jetën ma dhuroj Zoti në barkun tënd
Në zemrën tande unë s'pata asnjë vend
Veq t'kishe menduar si je nda nga unë
Pasha Zotin nanë nuk do t'kishe gjumë

Në atë Botë të cilën ti je duke jetuar
Ta shohë edhe unë, a se kam merituar?!
Në atë botë të cilën ka vetëm mashtrim
Para se të vdesësh Nanë, kërko pendim

Edhe pse kam dashur lumturi me tdhuru
Nuk mërzitem nanë jetën që se kam jetu
Edhe pse atë botë ti aq shumë e don
S'asht e mirë sa bota fmija ku po t'jeton

Kaq të vogël e patë zemrën e imja Nanë
Dashurinë për mu brenda që se mbanë
Nuk të rrodhën moj Nanë as dy pika loti
Nuk mendove hiq që përgjigjesh te Zoti

Por moj Nanë e imja ti prap dert mos ke
T'pastër si loti dashurinë nga unë e ke
Në atë botë njerzit shpesh u mashtruan
Por më t'mirët ishin ata që u penduan
-------------------------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
03.02.2016 Zürich