>
LETERSISHQIP

Mërgimtari

Kur të lashë Kosovë e u nisa n'mërgim
Të dy Babë e Nanë i morra n'përqafim
Me lotë n'sy "udha e mbarë" tuj m'thanë
Ma bani hallall se sdi qysh ju kam lanë

Erdha n'mërgim i vetmuar n'katër anë
Zemra pikon gjakë, syri po më qanë
Si qenka kështu fati mërgimtarit ?!
Me jetu n'gurbet si me jetu pranë zjarrit

Sa herë u dogjë syri tuj ndëgju do kangë
Ejani mërgimtarë tek Kosova Nanë
Tuj ndëgju ka dridhen telat nëpër Çifteli
Oh! tuj la me lotë telat nëpër Sharki

Tu jetu në mërgim me plot mërzi
Asnjë festë me Prind në shtëpi
As për Bajram e as për vitë të ri
Mallkuar qoftë gurbeti poshtër dhe i zi

Jemi shkepun n'katër anët e botës
Që sa shekuj su ndalën lotët e lokës
Tuj vajtu djemtë nëpër qoshe t'shtëpisë
Për rrugë t'gurbetit kur janë nisë

Rrugë Gurbeti, oh kjo rruga jonë...
N'mërgim trupin e shpirtin n'Kosovë
Jemi mbetë si Shqipja pa fole
Të hujë n'mërgim edhe në atdhe
02.03.2016 Elsau/ Zürich