A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

Yllit Tim Qe U Shua

Si shiu lotët tuj më shku
Kur ja nisa këtë poezi me shkru
Digjet zemra, shpirti flakë ka marrë
Sot për motë mu hap plagë e randë

N'muajin Shkurtë n'ditën e Hanë
Oh! Babi im kur shpirt ka dhanë
Lamtumirë o babi, t'shikova me sy
Deshta t'gjuhem e të vijë me ty

Nga ti me u nda zoti e ka shkru
Kur më merr malli medet për mu
Me hek mallin marrë një fotografi
Të shikojë o Babë e s'mujë me u ngi

Kur u nise në atë rrugë pa kthim
Seç u dogjë ky shpirt oh babi im
Zemra e mendja nuk pajtohen
Që ma kurrë me ty s'do takohen

Oh atë ditë kur nuse unë u bana
Dy herë për ty m'përqafojë nana
Nuk ishe pranë me ma prek duvakun
Mungesa jote ma ka ngri gjakun

Për ty tana lulet i kam ba kurorë
Do të vijë një ditë me ti lshu mbi vorrë
Bija jote e shkreta n'gurbet ka qëllu
Më falë oh Babi nëse s'mujë shpesh me t'vizitu
--------------------------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
20.12.2015 Elsau/ Zürich

- poem written by Valmira Beqiri-Morina


Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019