>
LETERSISHQIP

Ushtri Çlirimtare

Flaka e malit po del mbi Koshare
Tungjatjeta Ushtri Çlirimtare
Rrugës malit bac Ademi asht nisë
Tri shkronja n'ballë i ka çëndisë

UÇK- ja ushtri Çlirimtare
Në kto trojet tona Shqipëtare
Herë në kodra e herë në male
Bac Ademi ka ndezë zjarre

Ndezi zjarrë e i dogji bijtë e Shkinës
Ballë për ballë jo kurrë pas shpinës
Mos luaj kotë me zjarrë shqiptari
Se këtë tokë shqiptare kurrë se fali

Zoti më fali për çlirimin e ksaj toke
S'dua t'shohë lotë n'sytë e asaj loke
Lokja ime ashtë kjo nanë Kosova
Rroftë Prishtina e tanë Rugova

Rroftë Prizreni edhe Prekazi
Në kto male zjarret si ndali
Pa e largu armikun nga toka ime
Kurrë se ndali luftën time

Komandant Jashari me ushtri ka folë
A ka fjalë ma t'bukur se emri dëshmorë ?
A ka gja ma t'bukur se me ra për Atdhe
S'do të vdesim burra po prap kem me le
-------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
05.03.2016 Zürich