>
BIOSHQIP

Valon Shehu: Ja Përse Vendosa Të Ndryshoj Look!”

10-11-2015
Valon Shehu, këngëtari i njohur nga Gjakova së fundmi i është rikthyer muzikës me një ndryshim në stil. Ai ka vendosur të preë flokët e tij kaçurrela dhe të vijë më ndryshe. Në një intervistë për teksteshqip këngëtari na tregon se çfarë e shtyu ta bëjë këtë gjë. Së fundmi ai është paraqitur edhe në festivalin Kënga Magjike me këngën "Si në ditën e parë". TeksteShqip: Valon, i jeni rikthyer muzikës me këngën tuaj më të re "Si në ditë të parë". Na flisni pak më shumë rreth kësaj kënge. Valon Shehu: Kjo është kënga ime më e re që nga Top Festi i parafundit. Është një këngë që flet për dashurinë e një çifti që duhen gjimthonë si në ditën e parë. E kompozuar nga “New Tones” me tekst të Mr.Bigg. TeksteShqip: U rikthyet me një ndryshim të ri në look! Komplimente. Ku i ke lënë kaçurrelat dhe përse vendose ti heqësh? Valon Shehu: Hahaha(qesh). Kjo pyetje më ka ndjekur shumë kohëve të fundit. Arsyeja pse preva flokët është sepse doja një ndryshim te vetja. Meqenëse flokët kam 10 vite që i mbaj të gjatë thash ti shkurtoj njëherë edhe në qoftë se më rrijnë keq do rriten prap(qesh).



TeksteShqip: Riktheheni në "Kënga Magjike" pas 6 vitesh në këtë festival nga hera e fundit në 2009-tën. Çfarë prisni këtë vit. E mendoni finalen? Valon Shehu: Duke u nisur nga fakti që "Kënga Magjike" është një ndër festivalet më të ndjekur dhe ka shikueshmëri të madhe, dua që kënga të promovohet mirë, ti pëlqej publikut dhe t'ju mbetet në mendje...pastaj pse jo dhe finalen e mendoj dhe do kisha shumë deshirë që të shkoja. TeksteShqip: Ndërkohë keni marrë disa herë pjesë edhe në Top fest, disa herë keni fituar edhe çmime? Ju pëlqejnë festivalet më shumë se klipet? Valon Shehu: Në Top Fest kam marrë çmimin "Best New Artist" dhe "Best Male". Festivalet i shof si një mënyre shumë e mirë për promovimin e një kënge në konkurim me këngë tjera. Videoklipet kanë komplet mënyre tjetër të promovimit të një kënge. Të dyja janë të ndryshme dhe kanë rëndësinë e vet. TeksteShqip: Përveq muzikës merret me gjë tjetër Valoni? Valon Shehu: Valoni përveq muzikës, pak me fitness dhe vetëm muzikë, muzikë dhe...muzikë(qesh).



TeksteShqip: A angazhoheni me koncerte live? Valon Shehu: Më së shumti punoj live me koncerte dhe nëpër lokale të ndryshme çdo javë në Kosovë dhe Shqipëri. TeksteShqip: Çfarë statusi ka Valoni? Valon Shehu: Unë jam single dhe nuk jam në ndonjë lidhje serioze. TeksteShqip: Kur do ta shohim Valonin me ndonjë videoklip të ri? Valon Shehu: Po pres si do shkoj "Kënga Magjike", jam i fokusuar 100% këtu njëherë, pas Vitit të ri do filloj direkt një këngë të re dhe një video klip të ri.



TeksteShqip: Po për album keni menduar të punoni dhe të editoni një të ri në treg. Valon Shehu: E kam menduar, por nuk është në planet e mija afatshkurtra. TeksteShqip: Valon, faleminderit shumë që pranove ftesën. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Valon Shehu: Faleminderit edhe juve shumë për ftesën, ju uroj suksese në punën tuaj. Fansat i përshëndes, faleminderit që më përkrahni shumë. LOVE YOU.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Valon Shehu: Ja Përse Vendosa Të Ndryshoj Look!”