>
BIOSHQIP

Valon Suma Me Këngë Ashikie Për Festat E Fundvitit

27-12-2012
Këngëtari Valon Suma për dallim nga vitet e kaluara këtë herë në programet festive të Vitit të Ri do të paraqitet me këngë ashikie apo thënë më mirë këngë të vjetra gjakovare. Në këtë paraqitje Valoni do të jetë bashkë me babanë e tij Nexhat Suma, orkestrën dhe disa valltarë nga Ansambli i Valleve dhe Këngëve “Shota”. “Jam shumë i lumtur që tani në këtë vit kemi realizuar një program festiv me këngë ashikie të titulluar ‘Sofra gjakovare’ besoj se të gjithëve do t’u pëlqejë”, ka thënë ai. Valoni tani pas këtij projekti mendon të nisë punën edhe për një këngë të re të cilën do ta lansojë gjatë muajit të ardhshëm. “Së shpejti besoj se do të filloj me realizimin e një këngë të re, e cila do të jetë gati gjatë muajit të ardhshëm”, ka shtuar ai.
(K. Bajrami / zeri)

Valon Suma Me Këngë Ashikie Për Festat E Fundvitit