>
BIOSHQIP

Valton Krasniqi, Videoklipi I Ri Në Monte Karlo

31-08-2012
Pas këngës 'Mister Superfly', këngëtari Valton Krasniqi tregon për gazetën tonë se ka gati videoklipin e radhës, që do të vijë në tregun muzikor shqiptar së shpejti.

Kënga do të mbajë titullin 'Larg', ndërsa Valtoni ka pasur kohë këtë vit që, përveç angazhimeve, të bëjë edhe pushim. Këngëtari i cili ka provuar të jetë i suksesshëm edhe në kanalet muzikore të huaja, tashmë tregon se klipi i radhës thuhet se do të jetë bashkëpunim me një produksion zviceran dhe pamjet janë xhiruar në qytetin ekstravagant dhe vende luksoze në Monako dhe Monte Karlo.

Videoklipi pritet të lansohet nga mesi i shtatorit ku do të promovohet në fillim në kanalin e tij zyrtar në 'Youtube' dhe në 'Itunes' dhe më pas nëpër mediet shqiptare.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Valton Krasniqi, Videoklipi I Ri Në Monte Karlo