>
BIOSHQIP

Kujt I Kërkon Falje Valtoni?

19-02-2015
“Ti je drita e syve të mi”, është krijimi më i fundit i këngëtarit të njohur Valton Krasniqi, i cili i është rikthyer dhe njëherë baladave aty ku dhe u promovua fillimisht suksesi i tij si këngëtar.
Me tekst të Suzana Fazliut dhe të realizuar nga “Valton Music”, në bashkëpunim me Rrahman Krasniqin, balada e rradhës vjen më shumë si një kërkesë ndjese drejt njeriut të zemrës.

Gjithnjë enigmatik dhe tepër i rezervuar për jetën personale Valtoni nuk ka mohuar dhe as pohuar flirtet e ndryshme që i janë pasqyruar nga mediat rozë.

E në fakt ende nuk dihet nëse këngëtari që aktualisht jeton në Zvicër, është i dashuruar apo jo.

Por gjithsesi kjo baladë është një deklaratë e bukur dashurie që sigurisht do të ketë dhe përgjigjen e saj.

Videoklipi këtë herë është realizuar në Kosovë, në një ambient që të jep edhe më shumë ndjesinë e dikujt që vuan mungesën e dashurisë, por nëse kjo do të jetë ose jo një histori me “Happy end” mbetet vetëm për tu parë…
(Indeksonline)

Kujt I Kërkon Falje Valtoni?