Biografia
Vanesa, vajza nga Saranda është fituesja e edicionit të 6-të të “Gjeniut të vogël”. Spektakli më i madh i talenteve të vegjël, në një mbrëmje të gjatë e plot emocione fëmijësh, u finalizua me një zë që premton shumë. Treshja e fundit finaliste, që i kapërceu të gjitha pengesat ishte Vanesa, Artemisa dhe Rea. Pas performancave të fundit të vajzave, Vanesa ishte më e votuara nga juria.
Në vitin 2014, Vanesa Sono shpallet fituese në Gjeniu I Vogel 6.
Në Qershor 2015, Wendi Mancaku & Vanesa Sono marrin pjesë në JESC 2015 me këngën "Jeto".
Në Tetor 2022, Vanesa Sono merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Do Te Gjej".
Në Dhjetor 2022, Vanesa Sono merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "Aroma Jone".
Më datë 22 Dhjetor 2023, Vanesa Sono publikon videoklipin "1000 Gabime". Teksti i këngës u shkrua nga Alban Kondi. Produksioni audio u realizua nga Boban Apostolov.
Më datë 29 Mars 2024, Vanesa Sono publikon videoklipin "Ajër". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Vanesa Sono.
Komente 1