>
LETERSISHQIP

Plis Kosove

Kush ju tha se nuk jam ma?
Po une vetem sa vrapova arave te Dukagjinit qe tmbjelle lulekuq Drenice.
Po une kalova Deqan, Vranovc, Llaush, Qirez e Prekaz.
E kete plis e gjeta aty te varret e Nikoshanit.
Heeeej, i kujt eshte ky plis more? - thirra.
Eshte plis Kosove mu pergjigj zaani i Hamze Jasharit.
-Po qka tbej me kete plis more burre i dheut? - i thashe.
Merre me vete, mbushe me fare sepse fara hudhet ne pranvere e ne pranvere pritem apo jo a pritem pranvere.
Merre me vete nisu e thujmi evropes qe kot brengosesh moj zoj e rand me ata 12 yje mbi flamurin tane blu sepse tash un kam nga 12 varre ne secilen shtepi e mora
pak dhe tshkrumuem nga kulmi i djegur i shtepise se Jasharajve e u nisa,
mu duk sikur mora me vete nje cope atdhe.
Sa qudi! Nje cope atdhe vetem ne nje plis.
E u nisa kalova Qyravice e Qyqavice,
e ua solla qe tua perkutoj se per kete dhe po derdhet gjak.
Se atje, atje tash po gjujne me topa, se atje,
atje gjoksin ja ben vaaaarre Kosoves,
se atje trimat vdesin qe mos tvdes kurre Kosova, e ne?
E ne i kemi lane vetem
Shikoni o njerez tmir,
ne plis ua solla Kosoven e Nishaneve te Bajram Currit.
Ne plis ua solla Kosoven etnike te Naimit.
-Krejt qka pata ua solla,
edhe Albanine e vogel te Azem Galices,
Drenicen e kuqe te Shaban Polluzhes, Slivoven e Mic Sokolit e Sef Koshares,
Boletinin e baces Ise, Kaqanikun e Idriz Seferit edhe rreken e keqe te Haxhi Zekes.
Vetem e vetem qe te qmalleni me te,
vetem e vetem qe te ua perkujtoj se vllaznite tane, motrat tona
kryet po e lane per kete dhe.
Edhe nqoftse dikush ka vdek tuj knue,
prinderit tane vdiqen me kangen ne goje sepse ata kane dite te jetojne e te vdesin per kete dhe e ju si te doni veq mos harroni se ky dhe as nuk shitet e as nuk blihet e ju si te doni veq dijeni se ky dhe nuk shitet nuk blihet e as nuk falet.
Merreni secili nga pak dhe te Zahides,
Kushtrimit, Blerimit, Hamzes e Ademit,
afrohuni dhe shikojeni se ky dhe eshte ujit me gjakun e tyre,
e ky dhe emrin Kosove e ka.
Afrohuni mos u frigoni dhe Kosove eshte.
Merreni secili nga pak dhe e ndaq vajtojeni,
ndaq pikojeni e ndaq buzeqeshni me te, veq mos haroni se atdhe tjeter nuk keni.
E ky nuk shitet nuk blihet e as nuk falet ky dhe vetem fitohet.