>
BIOSHQIP

(1937-2018)

Biografia
Ai lindi më në qytetin e Korçës në 'lagjen e re', ku disa vjet më parë kishte lindur Artisti i Merituar Piro Sulioti dhe Nderi i Kombit Gaqo Çako, një lagje që njihej për stimujt e saj muzikorë, e cila nuk la pa ndikuar Ilkën e vogël.

Ai e filloi karrierën e tij artistike në 1948, ende nxënes në shkollën fillore. Ndër të tjera, ai ishte krijuesi i korit të fëmijëve të Pionierëve të Korçës, nga ku spikatën emra të mëdhenj muzikorë të vendit. Në gjimnaz ishte aktiv me grupe të ndryshme artistike. Më vonë ai u nis për në Tiranë si student, ku studioi inxhinieri në Universitetin e Tiranës. Atje ai shkroi disa serenata dhe këngë të lehta me të cilat u bë i famshëm. Mori pjesë aktive në festivalet e para të këngës të qytetit të Korçës dhe u dallua me çmimet të mira. Ai ishte gjeolog me profesion dhe krijues i shumë Serenatave Korçare të cilat janë bërë të njohura gjerësisht. Ilia është dekoruar me 'Urdhri i Punës' Kl. 2-të. Nuk pushoi së kënduari dhe krijuari deri në momentin e tij të fundit.