>
LETERSISHQIP

Lotët E Trandafilit

E kaltera e dhimbjes sime
Derdhet prej trandafilit
Mbi zjarrin e yjeve
Nëpër qiellin e plasaritur…
Jam dhe nuk jam më
Ai që dua të jem për ty
Sot isha silueta e trandafilt
Dhe dalngadalë
Jam shëndruar I tëri në lot
Fjalët rënkojnë
Nga pamundësia e dëgjimit
Teksa vendi im
Zvarritet mes dhimbjes
Si Perëndi e tradhëtuar e varfërisë…
Mbi rrugët e ikjes
Rrëzohet hapi I trishtë I fëmijës
Me duart shtrirë drejt qiellit
Për një lot drejtësi
Unë flas,
por zëri im
Zvarritet si lypësi në heshtje
Ku askush nuk I dhuron mirësi
Vec mëshirës së brishtë
Tek rrëzohet e përgjakur nga sytë…
Në horizont
Lotët e kaltër të trandafilit
Më thonë se dhimbja vazhdon
Ndërsa vuajtja
Shëndrrohet në modë
Për popullin tim krenar e fsinik…