>
LETERSISHQIP

Të Rivritem Përsëri…

Unë të njoh…
E di ku fle
Dreri yt I trembur
I puthjes së trendafilt…
Unë të kam pranë
Edhe pse
Kufijtë e ndarjes
Janë prej telash me gjmba
dhe brigjesh
Ku dallgët vrasin veten…
Të njoh
Nëpër duar
Më derdhen rruazat e dy syve
Me magjinë e dritës
Që shpërbëhet ngadalë
Nëpër psherëtimën time…
Në frymën time
Kam puthjen tënde
Psherëtima
Që derdhen
Nëpër humnerën e dashurisë
Ku vdesim cdo cast
Ne të dy…
…sepse
Përqafuar
Rilind virgjëria e rrëmbyer
Përmes pikave të gjakut
Ku dhimbja e ëmbël
Ofshanë me rënkime epshi
Midis dy horizonteve
Shpërbëhet fluturimi
Krahët e tu prej femre
Dhe thirrjet magjindezëse
Të një dashurie të shfrenuar
Ndërsa tej
Nëpër rrugët e kalldrëmta
Troku I kuajëve të përflakur
Rrëmben
Kurmin tënd prej flladi
Mbi jelet e bardha
Me stuhitë e cmendura
Kapur fortë
Në atë vrapim të pandalshëm…