TEKSTESHQIP

Vaske Curri
Shamine Te Murme
Lyrics

E moj shaminë të murrme,
të murrme moj
dy gisht përmbi vetull,
mbi vetull
nuk të njohjta dot,
eh dot o moj
gështenjë e papjekur

Eh moj tre herë në ditë,
oh në ditë moj
m’i ndërron fustanët,
fustanët moj
njëherë vesh të kuqtë
njeherë vesh të bardhë

Ah ky trupi yt,
i yt oh moj
purtekë e dyfekut
e dyfekut moj
ta kam bërë hallall
e Zoti të ka derdhur