>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2024-02-10 14:09:06
Pas femrave krejt tërbohem. Të holla qofshin o vithe gjëra. Po të mundja, ju betohem, do ti dashuroja të tëra!
thealtagthealtag
2024-02-10 14:07:51
Në qiell ka yje plot, por ka veç një diell. Shumë gra ka nëpër botë, veç një në jetë na sjell.
thealtagthealtag
2023-10-21 17:46:02
Më mirë veten të bindim, sesa të na kapë dëshpërimi. Pas vdekjes, prapë do rilindim, si dielli, pas çdo perëndimi.
thealtagthealtag
2023-10-17 11:48:04
Semafor i jetës ndrin si yll, herë me dritë jeshile, herë me të kuqe. Drejt lumturisë, udhët i hap e i mbyll si këmbët një dashnore me huqe!
thealtagthealtag
2022-11-27 19:18:21
Përmbys po më gjetën, sipër shtratit fajtorin, do e kërkojnë kot. S'kam pasur armik tjetër, përvec fatit. Edhe pse të liq njoha plot!
thealtagthealtag
2022-11-21 14:40:58
Në mend, më vijnë shumë gjëra nga kohë të largëta shumë... Kanë perënduar të tëra. Po perëndoj edhe unë...
thealtagthealtag
2022-11-21 14:39:39
Të shumta qenë gratë, që një poet vargje iu thurri nëpër shkrime...! Njoha vec një grua në jetë- Nënën time!
thealtagthealtag
2022-11-15 12:01:44
S'i jam përkulur hasmit, Krenar,kam ecur drejt! Por përpara fatit, Duart ngrita përpjetë!
thealtagthealtag
2021-02-09 16:22:20
Gruas,si dallgës në det, shumë s'duhet ti besosh. Herë të mban përpjetë dhe herë të fundos!
{{ page + 1 }}/{{ pages }}