>
LETERSISHQIP

S'ishte E Thënë!

Kur të kërkova,ti nuk ishe,
Kur më kërkove,s'isha unë,
Nuk u gjetëm.Por ç'faj më kishe?
Edhe unë faj,s'të kisha shumë!

Sa herë në jetë u kërkuam?
Diku u humbëm,dhe tashti..
Të tjerë na duan,të tjerë duam,
Ndaj nuk më vjen,ndaj nuk të vi..!