>
LETERSISHQIP

Hera E Parë

Një mbrëmje po më prisje,
Buzë rrugës, në një cep,
E druajtur vërtisje,
Një palë çelësa në xhep...

Me ata çelësa të vyer,
Hymë në një dhomë..ç'magji!
Pasioni, dritare e dyer,
Shpërthente, si lumë, me furi..

Një ndjenjë e ëmbël mjaltë,
Më përshkoi deje e gjak..
Hi u bëfsha, dhè e baltë,
Kur mos ndizem, kështu flakë!!

Të hodha mbi shtrat.."avash!
Të lutem, avash!.."-the sërish,
N'errësirë, mbi ty unë rrashë,
Mishin tënd ndjeva nën mish!

Të putha buzë edhe gjinj,
Afshi flakë na ndezi ne..!
U dogjëm në zjarr, si qirinj,
Ç'zjarr më të madh, ka mbi dhè!?

Mëngjezi na erdhi me diell,
Ç'fshehu nata, u vesh me flori,
Ju falem o dritë, o qiell,
Për ç'mike më dhatë në gji..!