>
LETERSISHQIP

Në Vetmi

Zemra jote, ku ta dish,
Për kë digjet, kë kërkon?
Unë pres, më kot, të vish,
Të fik zjarrin, që të vlon!

Porsi një zog, pa fole,
Pres e tretem, në vetmi..
Asnjë zemër, s'mu bë strehë,
S'më dha kurrkush dashuri..