>
LETERSISHQIP

E Mjera Lule!

Mbi një livadh,e vetmuar
Një lule,kishte mbirë
Prej shoqeve,e harruar
Por e këndshme,erëmirë!

Kushedi ç'kishte në mëndje?
A thua ndjente pak trishtim?
Ndoshta desh një çikë vëmendje?
Apo kërkonte dashurinë?

Vallë ndonjë lot i nxehtë,
I rrëshqiste mbi petal?
Pati ndonjë brengë në jetë?
Apo për dikë,kish mall?

Por s'e linin gjëmba,e ferra
I vareshin përmbi kokë..
Edhe frymë s'merrte,e mjera!
I qante zemra për një shok!

Me ç'freski,e nisi jetën
I kishte shoqet e rralla!
Por shpejt,ëndrrat iu tretën,
Filluan halle e andralla..

Ah,moj lule,shëndet s'vure,
U shuajte herët në jetë!
E pe vetë,që ferra e shkure,
Ishte kjo botë,vërtet!!