>
LETERSISHQIP

S'u Lodh Kjo Zemra Ime!

S'u lodh,kjo zemra ime
S'ë dashuruari ty!
Të ndiqja me vështrime,
Të haja,gati me sy!

Me muaj,vite u zgjat
Zemrën plot,më mbushje ti
Të mendoja,ditë e natë
Si i çmendur,në vetmi!

Por guxim,s'mora kurrë
Ndjenjat,ti lëshoja lumë
Ndjenjat,mbyllur si me mur
Brenda zemrës,mbajta unë!

Dhe do mbesë,një segret
Askush,s'do e marrë vesh
Që dikush,në këtë jetë
Të desh,aq shumë,të desh..!