Tema: Poezi Dashurie
Në Pyll
Era lehtë,gjethet i tundi
Pylli zu të pëshpëriste,
Përmbi gjunjë,të hidhej fundi
Zemra në gjoks,sa s'të pëlciste!
Unë që rrija,në mes drurësh
Me kthetrat mbledhur,si skifter
Sytë e tu,si cifla gurësh
Shumë më vranë,këtë herë!
"Mike moj,më fal ti mua!
Zemërimin tënd,ta kuptoj
Kaq i keq,paskam qenë,thua?
Që zemrën sot,po ta coptoj!?
Fytyrë e saj,krejt u ngjye
Si limoni,e verdhë dyllë
Iku mikja,prapë s'u kthye:
Me tjetër,më gjeti në pyll!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0